E Diel, 1 Nëntor 2026

Fearn: Britania përkrahë Kosovën, në proceset demokratike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur drejtorin politik në Departamentin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Daniel Fearn.

Presidentja Jahjaga, vlerësoi mbështetjen e Britanise se Madhe dhe ka thënë se: "Kosova, ka nevojë për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në proceset integruese", thuhet në deklaraten për shtyp nga presidenca.

Presidentja e Republikës së Kosovës gjatë këtij takimi ka deklaruar se suksesi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe se sipas saj, zgjidhjet mund të gjenden nëse respektohen standardet evropiane.

Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Fearn, ka deklaruar se vendi i tij e përkrahë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›