E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mauri dhe Lacio rrezikojnë shumë

Skuadra e Lacios dhe kapiteni i saj rrezikojnë një goditje të madhe në procesin e nisur nga Prokuroria e Kremonas për skandalin e trukimit të dy ndeshjeve, Lacio-Xhenoa dhe Leçe-Lacio. Prokuroria kërkoi 4 vjet e gjysmë pezullim për Stefano Maurin dhe -6 pikë për ekipin bardhekaltër. Përfshirja e Maurit vërtetohet nëpërmjet telefonatave, të cilat janë analizuar gjatë nga Prokuroria, e cila ka dalë në përfundimin se janë kryer për trukimin e dy ndeshjeve në fjalë. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›