E Shtunë, 31 Tetor 2026

WBA insiston për të marrë Armando Sadikun

Trajneri i WBA-së në Premier League, Steve Klark, i ka bërë një ofertë të dytë më të mirë klubit zviceran Lugano, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku. "Kam folur me drejtuesit e klubit dhe jemi të vendosur të sjellim lojtarë të rinj në ekip. Anelka i ka sjellë cilësi skuadrës, e humb rrallë topin dhe gjithmonë e gjen një shok skuadre për të pasuar", - ka deklaruar Klark. Me këtë ofertë, Sadiku konsiderohet shumë pranë firmës me ekipin anglez, WBA, ekip që së fundi firmosi edhe Nikolas Anelka. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›