Arsenal, 49 mln euro për Suarez
Ndizet edhe më shumë merkatoja në Europë, madje në lojë kanë hyrë edhe klube që më parë nuk shpenzonin shumë. Kështu, Arsenali ka rinisur ofensivën për Luis Suarezin e Liverpulit. Arsen Venger ka pranuar të paguajë klauzolën në kontratën e uruguajanit, që detyron Liverpulin të negociojë. Një ofertë prej 46 milionë eurosh mjafton që 26-vjeçari të transferohet nga "Anfield Road", por problemi është që në ofertën e fundit Arsenali ofron 40 milionë euro kesh dhe 9 milionë bonuse.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)