E Diel, 1 Nëntor 2026

Mauritani, atentat në ambasadën franceze

Një atentator shpërtheu veten dhe plagosi lehtë dy roje jashtë ambasadës së Francës në kryeqytetin e Mauritanisë, tha një burim i ambasadës franceze.
Burimi tha se ende asnjë grup nuk e ka marë përsipër përgjegjësinë për sulmin jashtë mureve të ambasadës.
Ngjarja ndodhi tre ditë pasi Mohamed Ould Abdel Aziz, i cili përmbysi liderin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Mauritani me një grusht shteti vitin e kaluar, u betua si president i shtetit islamik duke premtuar luftën kundër Al-Kaedës si prioritet të parë të tij.
Kundërshtarët e mundur denoncuan fitoren e tij në sondazh muajin e kaluar si një mashtrim, por ish-fuqia kolonizuese Franceze tha se ajo ishte e gatshme të riingranohej me shtetin Saharian, duke përshëndetur qëndrimin e tij të ashpër kundër terrorizmit.
Aktivitetet e Al-Kaedës janë rritur në veriperëndim të Afrikës dhe në shkretëtërin e Saharasë, por sulmet në Mauritania janë të rralla.
Në qershor, krahu I Al-Kaedës në Afrikën Veriore mori përgjegjësinë për vrasjen e një punonjësi të ndihmës amerikane në Mauritani, duke thënë se ishte një hakmarje për operacionet ushtarake të Shba-së në Afganistan dhe Pakistan.
Në dhetor të 2007, 4 turistë francezë u vranë nga oraganizata terroriste si dhe ambasada izraeliane u sulmua në vitin 2008.
Franca është një nga partnerët më të mëdhenj të Mauritanisë në tregti dhe ndihmë. Në vitin 2007 ajo miratoi një paketë ndihmë 4-vjeçare me vlerë 93 milionë euro, por vetëm 30 % e së cilës është paguar. Parisi tha se këtë javë do të shikojë mundësinë për të dërguar pjesën e tjetër.
Bashkimi Europian pezulloi pagesat e ndihmës ndaj Mauritania, si një protestë për grushtin e shtetit gushtin e kaluar, por që atëherë ka treguar se është e gatshme për të rifilluar bashkëpunimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›