E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/Kamioni hyn në shtëpi, vdesin 3 fëmijë

Tragjedia ka marrë jetën e tre fëmijëve në lagjen Suhodoll të Mitrovicës. Një shofer kamioni i kompanisë që ishte duke punuar në ndërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut, për shkak të një defekti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtëpi banimi. Si pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme tre fëmijë dhe janë plagosur gjashtë persona tjerë si dhe shoferi i kamionit.
Në atë moment, në shtëpinë të familjes Ahmeti kanë qenë rreth tetë persona. Nga goditja e fuqishme e kamionit pothuajse të gjithë pjesëtarët e kësaj familje kanë pësuar plagosje të rënda, ndërsa për Blerim Ahmetin, Faton dhe Rifat Aliun, prej moshës 7 deri 14 vjeç ajo ishte fatale.
Bajram Rexhepi, Kryetar i komunës së Mitrovicës, i pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike i ka shprehur ngushëllimet familjarëve që kanë humbur fëmijët. Me këtë rast, Rexhepi tha se e hëna do të shpallet ditë zie në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Mitrovicës, Besim Hoti tha se kjo tragjedi është shkaktuar si pasojë e defekteve teknike në kamion duke mos I dhënë mundësi drejtuesit të frenojë para një kthese të forte dhe si pasojë ka përfunduar në shtëpinë në të cilën gjendeshin së paku tetë pjesëtarë të familjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›