Berisha Shqiperia superfuqi e rinovueshme energjetike ne rajon
Kryeministri Berisha përsëriti edhe njëherë para investitorëve të huaj vendsomërinë e qeverisë, që ai drejton për të ulur akoma më tej taksat. Në një takim me bizneset austriake, për hidroenergjinë, kreu i ekzekutivit deklaroi se megjithëse Shqipëria renditet ndër vendet që ka barrën më të ulët fiskale, qeveria ëhstë duke menduar për të bërë lehtësira të tjera fiskale e procedurialë në favor të investitorëve.
Në konferencën me investitorët e huaj kryeministri Sali Berisha e ka vënë theksin tek modeli i sukseshëm ekonomik i Shqipërisë i cili i rezistoi krizës globale, pasi është i bazuar tërësisht në lirinë ekonimike, duke sjellë rritje të ekonomisë.
“Ky model ekonomik që ka bërë që Shqipëria t’i rezistojë krizës më të ashpër që Europa ka njohur këto vitet e fundit. Ka qënë ky model ekonomik i bazuar në liritë ekonomike, që ka bërë të mundur që Shqipëria të ketë rritje ekonomike 4 herë më të madhe sesa mesatarja e rajonit. Ka qënë ky model që ka bërë të mundur që Shqipëria në 2009-2011 të dyfishojë eksportet. Ka qënë ky model që Shqipëria të rrisë në periudhën 2007-2011 me 316 përqind investimet e huaja”-deklaroi kryeministri.
Duke shprehur mirënjohjen për investitorët austriakë në vend, shefi i qeverisë tha se Shqipëria është një superfuqi e rinovueshme në rajon dhe investimet e huaja janë çështje besimi. Ai tha se janë krijuar lehtësira të barrës butokratike për biznesin dhe i ftoi ata të investojnë në Shqipëri.
"Ne jemi një Norvegji e vogël në Ballkan. Ne kemi firmosur 120 kontrata për ndërtimin e 320 HEC-eve. Ne do të inagurojmë veprën më të bukur energjetike, HEC-in e Ashtës, një kryevepër të mbrojtjes të mjedisit. Energjia është prioriteti më madhor dhe unë ju garantoj që investitorët kanë vlerësim më të madh nga qeveria ime”- vijoi më tej ai duke garantuar që do të bëjë gjithçka që projektet të jenë një histori suksesi dhe duke nxitur më tej iniciativën e lirë.