E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mavraj, fiton 63% të dyluftimeve

(ALBANIA SPORT) – Mbrojtësi Mërgim Mavraj është vlerësuar me nota pozitive për paraqitjet e tij gjatë fazës së parë me Bokumin në Bundesligën 1 gjermane. Sipas gazetës “Revier Sport”, Mavraj duhet të jetë krenar pasi ka fituar 63 për qind të dyluftimeve.

Mbrojtësi shtatlartë është aktivizuar në 13 ndeshje (nota mesatare 3.42) dhe ka dominuar sidomos në lojën në terren se sa në ajër, duke shkaktuar pak faulla, më pak se një faull për ndeshje( 10 faulla në 13 aktivizime).

Mërgim Mavraj është  kandidat potencial për te vëshur fanellën e Kombëtares kuqezi. Trajneri Kuzhe ka konfirmuar faktin se ai do të thirret në miqësoren e parë ndërkombëtare të përfaqësueses për vitin 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›