E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timparano firmos 1 vit me Dinamon

(ALBANIA SPORT)  - Sulmuesi argjentinas Maksimiliano Timparano firmosi për një vit me Dinamon. Kontrata e huazimit të 21-vjeçarit nga Velez Sarsifield me blutë kryeqytetas skadon më 30 dhjetor 2010. Lajmi u bë ditur nga faqja zyrtare e klubit, dinamo.al.

Timparano, i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me Çakarita, bëhet kështu argjentinasi i katërt në radhët e kryesuesve të Kategorisë Superiore, pas Rafael Sozës (4 gola), Lukas Malarkanes (2 gola) dhe Nikolas Del Monte.

Te Dinamo luajnë edhe senegelazi Pape Diop dhe serbi Marko Putinçanin.

Në provë të Dinamo janë sulmuesi Semiran Çela (21 vjeç) dhe mbrojtësi i majtë serb Vladimir Jovanoviç (23 vjeç), ndërkohë që priten edhe Emiliano Vila dhe mbrojtësi Elvin Beqiri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›