Gramozi, përgatitorja në Malin e Zi

(ALBANIA SPORT) – Gramozi nga dita e sotme nis përgatitjet dimërore në Malin e Zi, ku do të qëndrojë rreth dy javë, përpara se skuadra kolonjare të përballet në miqësoren e luksit me Realin e Madridit, më 20 janar 2010. E vetmja blerje e zyrtarizuar e formacionit të Agim Canajt është sulmuesi Marius Ngjela. Po në Malin e Zi është edhe Shkumbini i Peqinit.