Eduard Tanushi, pranë Laçit

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi Eduard Tanushi mund të jetë përforcimi i ri i Laçit gjatë merkatos dimërore. Tanushi luajti me Burrelin e Kategorisë së Parë në fazën e parë të këtij kompeticioni, por tashmë është i lirë dhe pritet të vihet në shërbim të trajnerit Stavri Nica. Nga Laçi janë larguar Alsid Tafili dhe Rezart Maho. Laçi e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e 7-të me 21 pikë. Takimi i parë për vitin 2010 është ai kundër Teutës.