Maxarri: Kasano është gënjeshtar
“Falënderoj vetëm Moratin, Brankën, Auzilion, por jo Maxarrin. Në takimin e parë më tha se do jem një titullar fiks, ndërkohë që pak ditë më pas më dëboi”. Ishin këto fjalët e Kasanos, pasi u prezantua te Parma. Maxarri është kundërpërgjigjur: “Nuk e di se si mund t’i kisha premtuar rolin e titullarit pa e stërvitur. Unë s’kam komunikuar me askënd, aq më pak me futbollistët e mi. Kasano është një gënjeshtar dhe kjo duket qartë, ndoshta e ka në tip”.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)