Partizani zyrtarizon edhe A. Rrahmanin dhe G. Krasniqin
Partizani vazhdon të jetë skuadra më aktive në merkaton shqiptare. Klubi i kuq ka zyrtarizuar marrëveshjet edhe me Amir Rrahmanin dhe Gëzim Krasniqin. Dy futbollistët, të cilët aktivizohen në repartin e mbrojtjes, kanë firmosur një kontratë dyvjeçare me kryeqytetasit. Rrahmani, aktualisht 19-vjeçar, është dhe pjesë e kombëtares së 21-vjeçarëve. Lojtari me origjinë nga Skënderaj u grumbullua nga trajneri Skënder Gega në ndeshjen eliminatore me Bosnjën, të humbur me rezultatin 4-1. Ndërsa Gëzim Krasniqi në të kaluarën ka luajtur për skuadrën e Besës në Kategorinë Superiore, madje duke e fituar me gjyq ndarjen prej saj. Kështu, shkon në 8 numri i blerjeve të Partizanit deri tani, ku 5 prej tyre janë kosovarë, 2 shqiptarë të Maqedonisë dhe nga Shqipëria.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)