Teuta thuajse e kualifikuar, por Magani ul entuziazmin
Ka vijuar edhe dje jehona e fitores së Teutës në Ligën e Europës, teksa mposhti 3-1 skuadrën e Daçias. Por nëse tifozët dhe lojtarët përmendin shpesh kualifikimin për në turin e dytë, tekniku i Teutës, Gugash Magani, qëndron me “këmbë në tokë” teksa shprehet: “Jam shumë i kënaqur nga fitorja, por gjithashtu edhe nga lojtarët, për atë çka dhanë në fushën e lojës. Ishte një përballje shumë e fortë, ku nuk kishte shumë hapësira, megjithatë ne arritëm ta çanim mbrojtjen e tyre tri herë. Morëm një rezultat të mirë, por kjo nuk do të thotë se e kemi siguruar kualifikimin. Na presin edhe 90 minuta të tjera që, për mendimin tim, do të jenë më të vështira, pasi do të vendoset se cila skuadër do ketë mundësinë për të vijuar më tej. Golat për Teutën janë shënuar nga Xhafaj, Dosti dhe Mancaku, por protagonist kryesor ishte Mancaku, që përveçse shënoi golin e tretë spektakolar, pasimet edhe për dy golat e tjerë i dha po ai. “Ishte një ndeshje që nuk mund të përfundonte ndryshe. Rezultati 3-1 është më se i mjaftueshëm për të kaluar në turin tjetër, por duhet të kemi shumë kujdes në ndeshjen e kthimit. Fakti që pësuam nuk më pëlqen”, – tha Mancaku.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)