Maxarri trajner i Interit, Morati: 19 trajnerë të shkarkuar në 19 vjet
ITALI- Tashmë nuk ka më dyshime. Gjithë thashethemet apo diskutimet në lidhje me trajnerin e ri të Interit janë vërtetuar si lajme të vërteta. Pak orë pas lajmit të shkarkimit të Stramaçonit, Interi zyrtarizoi edhe lajmin që pritej prej ditësh. Trajneri i ri zikaltër është Valter Maxarri.
Ai që e bëri të ditur ishte vetë presidenti Masimo Morati, që mori përsipër gjithçka, duke deklaruar se ishte ai vetë që e kishte zgjedhur trajnerin.
Shkarkimi i Stramaçonit e çoi në 19 shifrën e trajnerëve të pushuar nga presidenti Morati gjatë 19 viteve në drejtim të Interit, 1 për çdo vit. Të vetmit teknikë që kanë rezistuar më shumë se një sezon në stolin zikaltër janë Hektor kuper, Roberto Mançini dhe Zhoze Murinjo.
Kuper nuk u pushua sezonin e parë edhe pse nuk arriti të fitonte asgjë gjatë periudhës që drejtoi skuadrën. Mançini u pushua vetëm për deklaratat gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Liverpolin. Ndërsa Murinjo u largua pasi fitoi tre trofe me skuadrën në 2010-ën. A do të ndjekë Maxarri rrugën e Murinjos, apo ashtu si të tjerët pas tij do të ketë “jetën” e shkurtër te zikaltrit? Kjo mbetet për t’u parë se çfarë ekipi do të ngrejë Morati, duke filluar që nga blerjet.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)