Tiranë, 3 automjete përfshihen në një aksident te ‘Rruga e Elbasanit’
TIRANË- 3 automjete janë përfshirë mesditën e sotme në një aksident në “Rrugën e Elbasanit”, Tiranë, pranë qendrës tregtare ETC.
Një mjet tip ‘Benz’ me targa TR7238G është përmbysur si pasojë e përplasjes me mjetin me targa AA130DY dhe AA335DM.
Nga hetimet paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ është plagosur lehtë.
Si pasojë e aksidentit u krijua vështirësi qarkullimi në këtë aks rrugor, ndërkohë që forca të shuma policie dhe të qarkullimit punuan për hapjen e rrugës. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)