Maxhoranca: Transparencë pa shkelur Kushtetutën
Përfaqësuesi i PD-së deklaroi pas takimit se i ka bërë të qartë bashkënegociuesit Gramoz Ruci, se maxhoranca është për respektimin e plotë të shtetit ligjor, dhe brenda këtyre hapësirave është gati të pranojë cdo lëshim të opozitës.
“Jemi gati të implementojmë frymën e rezolutës së Parlamentit Evropian, duke theksuar se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë dokument që i referohet Shqipërisë që do të përfshijë në radhët e tij kapërcimin e nenit të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit", u shpreh Patozi.
Ai ritheksoi sërish qëndrim e maxhorancës, duke i propozuar opozitës dy rrugë: “e para, t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e fundit Komisionit të Venecias; e dyta: në rast se nuk i premton koha, maxhoranca është gati që sot të ngrejë një komision hetimor që të ketë objekt të tij materialet zgjedhore, duke respektuar kodin elektoral në përgjithësi”.