Ruçi: Ekziston vullneti për zgjidhjen e krizës
Përfaqësuesi demokrat Astrit Patozi dhe socialisti Gramoz Ruçi, mbajtën nga një konferencë shtypi menjëherë pas takimit dypalësh. Ruçi u shpreh se mes palëve ekziston një vullnet që mund të çojë në zgjidhjen e ngërçit.
"Diskutuam dhe ramë dakord për ngritjen e një komisioni të ri hetimor për zgjedhjet, ku drejtimin do ta ketë opozita. Në takimet që do të pasojnë do të njihemi edhe me modalitetet ligjore", u shpreh z. Ruçi.
Sipas përfaqësuesit të opozitës, është rënë dakord që objekt i hetimit të komisionit do të jetë gjithçka që ekziston në kutitë e materialeve zgjedhore, ndërsa të gjitha institucionet shtetërore të jenë të detyruara të përgjigjen në një afat shumë të shpejtë, mundësisht 7 ditësh.
Ky është takimi i parë negociues, i cili do të pasohet edhe nga të tjerë.