E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maxi Rodriguez drejt Bocas

Mesfushori i Atletico Madridit, Maxi Rodriguez është në bisedime rreth transferimit në formë huazimi për gjashtë muaj te klubi argjentinas, Boca Juniors.

E përditshmja sportive spanjolle, Marca ka njoftuar se 28-vjeçari është takuar dy herë me presidentin e Atleticos, Enrique Cerezo për të diskutuar rreth të ardhmes së tij, pasi nuk i ka të garantuara paraqitjet në formacionin bazë dhe mendon se duhet të largohet për të siguruar një vend në Kombëtaren e Argjentinës për Kampionatin botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›