Inter-Pandev, të hënën firma
Lajmin e bën të ditur e përditshmja maqedonase “Vest”, sipas të cilës 26-vjeçari do të jetë zyrtarisht lojtar i Interit vetëm në 2 janar, kur të hapet merkatoja e dimrit. Gazeta është e sigurt se tashmë gjithçka është e përfunduar dhe një gjysmë konfirmimi në lidhje me këtë e dha drejtori teknik i zikaltërve, Lele Oriali, i cili, duke iu referuar Pandevit, deklaroi: “Do ta marrim, bëmë gabim që e shitëm”.Klubi nga Milano është gati t’i ofrojë ish-sulmuesit të Lacios një kontratë 5-vjeçare. Megjithatë, Mourinjo kërkon edhe një lojtar tjetër, për shembull Hulio Baptistën, që mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar Shnajderin. Por gjithçka varet nga ata që do të largohen (Suazo, Mansini dhe Kuarezma janë emrat më të mundshëm).