Mourinho: Quaresma do të rikthejë formën

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka deklaruar se portugezi Ricardo Quaresma do ta dëshmojë veten te zikaltrit.
Anësori portugez u transferua te Nerazzurët në vitin 2008 nga Porto për 25 milionë euro, mirëpo deri më tani nuk ka arritur të tregojë asgjë te kampioni i Italisë.
"Quaresma ka dështuar të bëjë emër për vete, ngjashëm sikurse Diego, Felipe Melo, Klaas Jan Huntelaar, Julio Baptista dhe shumë të tjerë".
"Futbolli italian nuk ëhstyë i lehtë, sidomos për sulmuesit. Duhet kohë dhe karakter i fortë. Por unë jam i sigurt për një gjë: ai do të arrijë që të lë gjurmët e tij", ka thënë portugezi për Publico.