E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandev flet si interist

Në pritje të njoftimit zyrtar për transferimin e tij në Inter, sulmuesi Goran Pandev ka shprehur entuziazmin e tij për të luajtur me Kampionin e Italisë.

“Inter është klub i madh që iu përshtatet ambicieve të mia dhe dua të luftoj në dy fronte dhe të luaj në Ligën e Kampionëve”, tha Pandev për të përditshmen maqedonase, Makedonija Sport.

Futbollisti i gjeneratës 1983 kishte bartur fanellën e Interit gjatë sezonit 2001/02, por më pas ishte pjesë e Spezias, Anconas dhe së fundi Lazios, klub nga i cili u lirua javën e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›