E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, termet 6.7 balle ne Sumatra

Nje termet i fuqishem eshte regjistruar larg brigjeve te ishullit indonezian, Sumatra.

Agjencia Meteorologjike e Indonezise tha se termeti me nje magnitude 6.7 balle i shkalles Rihter, ndersa ajo Amerikane, 6.8 balle.


Lekundja sizmike kishte nje thellesi prej 23 kilometrash dhe epiqendra ishte 142 km ne jug-perendim te qytetit Bengkuku. Nuk raportohet per deme apo viktima.  Lekundja u regjistrua ne oren 21:01 me oren lokale. Indonezia ben pjese ne te ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit”.

Nje termet i fuqishem, ne vitin 2004 larg brigjeve te Sumatras shkaktoi tsunami, i cili solli per pasoje vdekjen e 230 mije njerezve.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›