E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dialogu nė parlament, Edi Rama tė konsiderojė interesin e shqiptarėve mbi ato personale”

Deklaron kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka përsëritur edhe një tjetër apel drejtuar politikës, veçanërisht opozitës shqiptare.
Në festën e Pashkëve, kryeparlamentarja gjeti rastin t’u përcjellë një mesazh dashamirës të gjithë faktorëve politikë në vend, për të trajtuar me përparësi interesin e qytetarëve, në prag të sfidave madhore, siē është përfitimi nga procesi i liberalizimit të vizave dhe marrja e statusit kandidat. Topalli theksoi se dialogu në parlament është domosdoshmëria e ecurisë pozitive të sfidave integruese të vendit, kryetarja e Kuvendit cilësoi se kreu i opozitës Edi Rama duhet të konsiderojë interesin e shqiptarëve kundrejt atyre personale dhe vetjake.
“Kjo është dita në të cilën duhet të mendohet më shumë për dialogun në Parlament, për bashkëpunimin, për pajtimin, për kapërcimin e situatave artificiale dhe për të menduar për atë që është më e rëndësishme për vendin dhe jo për atë që është në axhendën personale; për të menduar për atë që kanë më shumë interes shqiptarët që është liberalizimi i vizave dhe jo për interesin partiak apo personal në sjelljet politike apo aksionet e ndryshme personale”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.
Duke përshëndetur festën e Pashkëve, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli tha se “këto janë kohëra të ringjalljes së kombit”. “Nëse ringjallja ka ndodhur ndër dy mijë vjet me Krishtin unë mendoj se për kombin shqiptar ditët e ringjalljes janë këto që ne po jetojmë”, tha më tej, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duke uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›