E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisja e sesionit të ri parlamentar, Berisha rendit prioritet e 2010-s

Përmbushja e reformave dhe liberalizimi i vizave, objektivat më madhore të mazhorancës për këtë sesionKreu i qeverisë, Sali Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor të PD-s ka deklaruar se sesioni Parlamentar 2010 është përcaktues për integrimin e vendit dhe njëherësh bëri apel për përmbushjen e reformave si vendimtare për hyrjen në Bashkimi Europian.Berisha u shpreh se ky sesion i ri, me veprimtarinë e tij, do të jetë përcaktues në disa zhvillime madhore historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, për heqjen e plotë të vizave, vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e plotë të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në mbarë hapësirën e Bashkimit Evropian. “Do të jetë përcaktues në reformat e thella dhe të gjithanshme me të cilat do të bëjë të mundur, pas dorëzimit të pyetësorit, vendimin e favorshëm për procesin e mëtejshëm të integrimit në Bashkimin Evropian. Këto të dyja janë objektivat më madhore të këtij sesioni për mazhorancën qeverisëse. Përmbushja e tyre kërkon që ne të vazhdojmë me vendosmëri reformat e gjithanshme ekonomike, politike, sociale, reformat në të gjitha fushat. Kërkon që ne, me vendosmëri dhe zero tolerancë të zhvillojmë luftën kundër korrupsionit, kërkon që me vendosmëri dhe me zero tolerancë të zhvillojmë luftën kundër krimit të organizuar dhe të kapim nivele të reja konsolidimi dhe suksesi në këtë luftë”, deklaroi kryeministri. Shefi i ekzekutivit, shprehu bindjen se qeveria që ai drejton do të përmbushë me përgjegjësi të lartë, seriozitet të madh dhe dinjitet, detyrimet ndaj shqiptarëve dhe partnerëve në Evropë dhe në botë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›