Rekorde apo renie - Tregtia gjermane me jashte ne sfondin e krizes globale

DW Ne pranvere ju deklaruat se kufirin magjik te nje bilioni euro ne eksporte ekonomia gjermane do ta arrije per te paren here ne vitin 2011. Asokohe situata ishte disi e ndryshme bota dukej ca me miqesore. Sot gjerat kane ndryshuar. A e ndryshon kjo parashikimin tuaj
A. Brner Jemi ne tremujorin e katert. Tre tremujoret e pare kane vajtur mire. Mendoj se kemi nje sasi te tille porosish qe tremujorin e katert do te shkojme drejt nje mije miliardeve pra te nje bilioni. Pyetja e madhe ka per te qene si do te zhvillohen nentori dhjetori dhe para se gjithash pastaj tremujori i pare i vitit tjeter.
DW Dhe si besoni ju si mund te zhvillohen ato Shenjat nuk jane aspak te mira. Tregjet financiare shfaqin perseri te njejtin mosbesim si ne kohen e Lehman-it Lehman Brothers. Mos gjendemi para nje Lehman-i 2.0
A. Brner Shpresoj me te vertete qe te mos jemi para nje Lehman-i 2.0. Varet nga politika. Dhe ketu rendesi kane Gjermania dhe Bundestag-u Gjerman. Ne e kemi ne dore duam ta hedhim Gjermanine Evropen dhe boten ne nje recesion e pare politikisht apo nuk e duam kete dhe duam ta shmangim me cdo kusht Sot akoma mund ta shmangim duhet ta shmangim dhe atehere rritja jone ekonomike ka per te vazhduar sic duhet dhe vendet tona te punes gjithashtu. Ekonomia reale eshte shume e forte ne jemi stabil jemi te afte per te konkurruar te suksesshem ne te gjitha tregjet. Varet nga politika.
DW Le te shohim nga ekonomia gjermane. Ajo ka vuajtur tej mase ne vitin 2009 sepse e ka shume te theksuar eksportin dhe eksportet rane ne menyre dramatike. Rrjedhoja ishte nje recesion me nje renie te kapacitetit ekonomik prej pese per qind. Po aq shpejt gjendja u kthye perseri ne te kunderten ekonomia gjermane perjeton nje rritje te shpejte librat e porosive jane ende te mbushur. A eshte kjo gjendje e rreme
A. Brner Gjendja eshte shume e qendrueshme sikur tregjet financiare te kthehen ne ujera te qeta. Nese jo atehere gjendja eshte shume jostabile sepse ne jemi te varur prej tregjeve te rritjes si Azia Kina ne radhe te pare por edhe prej rritjes se shpejte te ekonomise ne Ameriken Latine. Mirepo keto vende mund ta bejne kete vetem ne rast se arrijne ti shesin edhe me tej ne menyre te qendrueshme mallrat e tyre ne Evrope dhe ne Amerike. Vetem atehere mund te rriten vetem keshtu mund te blene nga ana tjeter prodhimet tona. Sikur ne te na zene veshtiresite atehere mund te bleme me pak ne Azi atehere ata mund te eksportojne me pak dhe do te importojne me pak. Kjo do te thote se kane per te blere me pak mallra gjermane dhe pastaj kemi nje spirale per poshte ne ekonomine reale e cila nuk mund te ndalohet aq lehte.
Intervistoi Henrik Bhme
Pershtati Elert Ajazaj