E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca injoron Presidentin

Edhe pse Kushtetuta thotë se Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi do të jetë i një rëndësie të papërfillshme në ceremoninë e nderimeve të fundit për Feti Voglin, i cili humbi jetën në Afganistan gjatë misionit paqëruajtën në emër të NATO-s.

Në programin e ceremonisë për homazhe për Voglin të hartuar nga Ministra e Mbrojtjes, Topi do të zhvillojë homazhe pas Berishës dhe Topallit.

Në të tilla raste, protokolli përcakton se Presidenti është i pari dhe më pas vjen Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri etj, por ja që ndodh edhe ndryshe.

Megjithëse një gjë e tillë mund të jetë thejsht një detaj i vogël, kjo tregon se Presidenti po injorohet në çdo rast që mazhoranca qeverisëse e ka në dorë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›