Tarafllëku i Kryetares së Kuvendit

Jozefina Topalli
Jozefina Topalli është akuzuar vazhdimisht se ka keqdrejtuar Kuvendin e Shqipërisë duke bërë emërime me lidhje fisnore. Emërimeve familjare të Topalli i është shtuar edhe rasti më i fundit, ku ajo ka shkarkuar Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë të Kuvendi duke emëruar në këtë post nusen e djalit të dajës.
Kryetarja e Kuvendit, Xhozefina, vazhdon me spastrimin dhe emërimin e radhës në ndërmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë. Xhozefina shkarkoi pa asnjë shkak Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë të Kuvendit z. Dritan Selo, duke emëruar Irma Kocobashin, e cila rastësisht qëllon të jetë nusja e djalit të dajës së Kryetares. Pas dhëndrit në ambasadën tonë në Paris dhe vëllait në konsullatën tonë në Milano, ky është rasti i radhës i emërimit nepotik të zonjës Kryetare, shprehet Balla në profilin e tij në Facebook.
Ky është rasti i tretë pasi më parë një gjë e tillë ka ndodhur në emërimin e dhëndrit në ambasadën shqiptare në Paris dhe vëllait në konsullatën në Milano, emërime këto që nuk është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vetë Topalli, pasi tagrin për këtë e ka Ministria e Jashtme. /F.S/