E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat ne pritje te vendimit

Bashkimi Europian vendos per heqjen e vizave me Shqiperine e Bosnjen mengjesin e se henes me 8 nentor. Presidenca belge njofton zyrtarisht se Ministrat e Brendshem do diskutojne mbi ceshtjet e emigracionit dhe azilit fillimisht.

Keshilli pritet te vendose per liberalizimin e vizave per Shqiperine e Bosnje-Hercegovinen formalisht pas shqyrtimit ne mbledhjen e vendeve Shengen ku marrin pjese dhe shtetet jo anetare te BE-se si Zvicra Norvegjia e Islanda.

Persa i takon dates se hyrjes ne fuqi Keshilli do te deklaroje vetem se vendimi merr efekt nje dite pas botimit ne fletoren zyrtare por nuk do te percaktoje nje date te qarte sic ndodhi vitin e kaluar per 3 vendet e tjera shpjegoi nje zyrtar i presidences belge i pyetur nga Top Channel.

Ai argumentoi se me hyrjen ne fuqi te Traktatit te Lisbones Keshilli i BE-se duhet te respektoje kohen e nevojshme qe kerkojne specialistet per te botuar vendimet ne fletoren zyrtare megjithate ai priste qe vendimi te hynte ne fuqi ne mes te dhjetorit perpara festave te fundvitit.

Ne te njejten dite me liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen merr efekt dhe Mekanizmi Monitorues nga Komisioni te cilin Keshilli e miraton te henen paradite.

Diplomati belg sqaroi se ky mekanizem ngrihet me kerkese te Frances muajin e kaluar kerkese kjo qe gjeti mbeshtetjen e disa vendeve antare. Ne rast se keto vende do te mbeten serish te pakenaqura me garancite e ofruara Keshilli i ministrave te brendshem europian kalon ne procedure votimi me shumice te cilesuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›