Mazhoranca kunder Topit per plehrat

E hene 31 Tetor 2011 1717
BLENDI KLOSIMazhoranca ne komisionin e veprimtarive prodhuese ka refuzuar te marre parasysh kthimin e ligjit per menaxhimin e mbetjeve pas mos dekretimit qe i beri presidenti Bamir Topi.
Pas me shume se dy ore debati kryetari i komisionit Jemin Gjana u ka kerkuar deputeteve te mos ndryshojne qendrimin e tyre duke e kaluar ligjin per miratim te enjten ne Kuvend. Deputeti socialist Blendi Klosi ka paralajmeruar se ligji qe parashikon importin e mbetjeve do te jete i pari qe do te anulohet kur e majta te vije ne pushtet. Debate pati edhe gjate diskutimit te ligjit ne nivel ekspertesh ndersa kryetari Gjana udhezonte zv/ministrin e Mjedisit te mos i pergjigjej disa pyetjeve te deputeteve te opozites qe kerkonin referendum para votimit te ligjit. Zv/ministri Bino ka theksuar se ne Ministrine e Mjedisit deri tani jane bere tre kerkesa per leje importi nga te cilat vetem nje eshte aprovuar. Sipas tij ne vend ka 65 vend depozitime te mbeturinave te cilat duhet te eliminohen. Ndersa deputeti i PS Besnik Bare duke ju referuar emitonit Debat te nje jave me pare kerkoi qe qeveria te punoje per shfrytezimin e mbeturinave ne vend duke stimuluar ndarjen e tyre qe ne burim. Perfaqesuesit e Aleances Kunder Importit te Plehrave paraqiten nje pakete me 11 propozime ku ne thelb kerkohej ndalimi i ketij importi por qe duket se nuk u mor parasysh nga deputetet e mazhorances.