PS po shndërrohet në shoqatë në shërbim të kryetarit të saj
31/10/2011 Gjirokastër/ Tavo:
“Partia Socialiste po shndërrohet në një shoqatë në shërbim të kryetarit”, - u shpreh të dielën deputeti i LSI-së, njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo, në një takim me strukturat e partisë së tij në Gjirokastër. Ai ka folur jo vetëm për rritjen dhe konsolidimin e partisë ku ai aderon, por dhe për situatën në Partinë Socialiste. Tavo ka shprehur keqardhje për PS-në, që sipas tij nga një forcë politike serioze në poetikën shqiptare po zvogëlohet dhe po humbet misionin e saj nën udhëheqjen e Edi Ramës. “Partia Socialiste nuk ka vizionin e një partie moderne serioze dhe progresiste, por është shndërruar në një shoqatë në funksion të kryetarit të Partisë Socialiste”, - theksoi Tavo, duke shtuar se kjo forcë politike nën drejtimin e liderit aktual nuk mbron më aspiratat e socialistëve dhe të vendit tonë, por vetëm atë të kreut të saj. “Edi Rama e ka marrë peng Partinë Socialiste dhe nuk po e lëshon, edhe pse ka humbur të gjitha betejat elektorale”, - nënvizoi Tavo. Sipas tij, “Rama nuk di dhe nuk do ta drejtojë PS-në drejt pushtetit dhe socialistët po zhgënjehen gjithnjë e më shumë prej tij”. “Mjaft socialistë, të lodhur me Edi Ramën, po anëtarësohen në LSI, e cila është parti e majtë dhe jo PS-ja e Edi Ramës", specifikoi Tavo, duke theksuar se koalicioni në pushtet po punon për integrimin evropian të vendit, edhe pse PS-ja po e bllokon këtë proces. Vetëm pak ditë më parë kreu i PS-së së Vlorës deklaroi largimin e tij nga kjo detyrë për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu bëhet e ditur se një veprim të tillë kanë lajmëruar dhe socialistët e komunës Kutalli të Beratit, të cilët i kanë kërkuar Ramës që të shohë me vëmendje vendosjen e personave në krye të PS-së së rrethit, duke kërcënuar se mund të largohen drejt LSI-së, në rast se gjendja vazhdon kështu. Rrjedhjet drejt LSI-së u shtuan sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2009, madje dhe vetë Vangjel Tavo është një prej tyre. Nga shumë socialistë LSI-ja shihet si e vetmja alternativë për të lëvizur brenda së majtës, pavarësisht faktit se kjo forcë politike tashmë është në koalicion me Partinë Demokratike. Duket se ky fakt nuk i ka shqetësuar shumë ata që të pakënaqur me praktikat e Ramës zgjedhin partinë e Ilir Metës për të aderuar
Telnis Skuqi