Tryeza e PS është propagandistike
31/10/2011 Reagojnë demokratët për nismën e socialistëve për reformën në drejtësi
Mazhoranca implikon edhe Presidentin Topi me kryeprokuroren Rama
Herion Mesi
Dy ditë pas zhvillimit të tryezës për reformën në drejtësi, e iniciuar nga Partia Socialiste, ka reaguar Partia Demokratike, që e ka cilësuar atë si një veprimtari propagandistike. Demokratët e Komisionit të Ligjeve përmes një deklarate për mediet, të dërguar përmes zyrës së Shtypit të Kuvendit, akuzojnë liderin e PS-së Edi Rama se me këtë nismë synon qartazi të pengojë edhe më tej procesin e reformave dhe të angazhimeve integruese të Shqipërisë. “Ditën e premte Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar zhvilluan një veprimtari politike për reformën në drejtësi, e cila do të kishte qenë një event me të vërtetë shpresëdhënës nëse stari i eventit, lideri i PS-së, zoti Rama, do t’u kishte kërkuar ndjesë publike shqiptarëve për bllokimin mbi trevjeçar që i ka bërë çdo nisme reformuese në fushën e drejtësisë. Në fakt, zoti Rama kishte përgatitur një veprimtari propagandistike, me të cilën qartazi synon të pengojë edhe më tej procesin e reformave dhe të angazhimeve integruese të Shqipërisë”, - nis deklarata e deputetëve të selisë blu. Ata gjithashtu kanë kritikuar edhe pjesëmarrjen e dy pjesëtarëve të gjyqësorit në këtë tryezë, të cilët sipas demokratëve po përdoren nga Rama si vegla të verbra për bllokimin e integrimit. Madje, ata aludojnë më tej duke nënkuptuar pjesëmarrjen e një gjyqtari dhe të një prokurori me urdhër të kreut të KLD-së Bamir Topi dhe kryeprokurores Ina Rama, që me gjithë Edi Ramën bëjnë një treshe të sulmuar nga mazhoranca. “Dallimi i vetëm është se ketë herë bllokimin po kërkon ta realizojë nëpërmjet veglave të verbra të Partisë Socialiste në gjirin e drejtësisë. Jo më kot ndërhyrjet më të zëshme iu lanë në dorë një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, zotit Ardian Dvorani, dhe një prokurori të Prokurorisë së Përgjithshme, zotit Shkëlqim Hajdari. Të dy përfaqësuesit e drejtësisë merrnin pjesë në këtë veprimtari partiake (me sa duket me urdhër të shefit), në kundërshtim flagrant me statusin, detyrën dhe funksionin e tyre shtetëror”, - vijon deklarata.
Vlerësimi për nismën
“Zotit Rama me sa duket i intereson më fort keqpërdorimi i njerëzve të vet brenda drejtësisë sesa respektimi qoftë dhe formalisht i pavarësisë së organeve të drejtësisë. Me këtë veprimtari zoti Rama ka dashur t’u tregojë shqiptarëve se për të drejtësi e mirë, prokurori e mirë apo gjyqësor i mirë janë vetëm drejtësia, prokuroria apo gjyqësori i ushtarëve dhe vasalëve kamikazë.”
Reagimi i Ramës
Tryeza, Rama: Shqiptarët të bëjnë dallimin
“Ne duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Kemi ofruar një pakt dhe s’do të rreshtim së ofruari ide europianizuese dhe përkushtim patriotik. Shqiptarët le të bëjnë dallimin”, - ky ishte reagimi i ardhur dje nga kreu i PS-së, Edi Rama, pas deklaratës së kampit të djathtë lidhur me tryezën e organizuar nga socialistët mbi reformën në drejtësi. Kështu, përmes një deklarate të shtyp të vënë në dispozicion nga zyra e informacionit pranë PS-së bëhet e ditur se Rama shprehu keqardhjen për reagimin brutal të deputetëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve sa i takon kësaj tryeze. “Nëse mungesa e palës së tyre në atë tryezë ishte e pajustifikuar, ky reagim është i pajustifikueshëm. Megjithatë, Partia Socialiste do të vazhdojë politikën e saj të dorës së shtrirë për të mundësuar integrimin e vendit dhe mospërsëritjen e dështimit dramatik për të tretën herë”, - thuhet në këtë deklaratë. Njëkohësisht, po në këtë linjë, kryetari Rama shtonte në reagimin e tij se “kush e ka përgjegjësinë kryesore për dy dështimet rresht këtë e thotë qartë progresraporti dhe e shpjegoi me një elokuencë të admirueshme ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës vetëm pak ditë më parë, por ne nuk duam të humbasim energji e kohë me fajësime, as të biem në batakun e sharjeve ku llokoçitet përditë politika e qeverisë”.
Pjesëmarrja në tryeza
Të premten që shkoi deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve organizuan tryezën “Drejtësia në sfidën e integrimit”. Në të Shkëlqim Hajdari ishte në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, ndërsa Ardian Dvorani si përfaqësues i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. Asaj iu bashkëngjitën Prokuroria e Përgjithshme, KLD-ja, përfaqësitë e BE-së dhe të OSBE-së në Tiranë, misionet EURALIUS apo OBDAT si dhe kreu i parlamentarëve të LSI-së Lefter Koka.
Qëllimi i veprimtarisë
Organizator i tryezës Fatmir Xhafa foli për domosdoshmërinë e pasjes së një dokumenti për një reformë të thellë në drejtësi. I propozuar nga socialistët, dokumenti përmban rekomandime për mënyrën e reformimit të sistemit më problematik në vend, bashkë me qëndrimin për ligjet që kërkojnë 3/5 në Kuvend. Libri është konceptuar me gjysmën e parë bosh, në mënyrë që të plotësohet me opinione të ekspertëve dhe gjysma e dytë me propozimet e PS-së.
Ftesa e demokratëve
“Deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve nuk pajtohen me këtë vizion të mbrapsht, antireformë. Ata janë të sigurt se rruga e reformës është e papajtueshme me shfaqe të tilla të nënshtrimit grotesk të përfaqësuesve apo organeve të drejtësisë. Reforma bëhet në Kuvend, atje ku zoti Rama nuk është prezent. Atje ne presim kolegët tanë socialistë që me të njëjtin shpirt si ne të japin mendimin, kontributin, vizionin dhe votën e tyre në të mirë të vendit dhe të integrimit.”
Ligjet që kërkojnë 3/5-at
Projektligji “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative” dhe projektligjet “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” (4 nisma legjislative), janë parashikuar disa herë për votim në rendin e ditës të seancës parlamentare, por nuk janë hedhur për votim. Këto projektligje kërkojnë konsensusin e opozitës, e cila ka paralajmëruar votën kundër.
Kodi zgjedhor, reagon LSI
Manjani: Të ketë një reformë sa më të gjerë të mundshme
Lëvizja Socialiste për Integrim, parti aleate e Partisë Demokratike në qeveri, deklarohet kundër realizimit të reformës zgjedhore në mënyrë bipartizane, me të drejtën e vetos nga dy partitë e mëdha. Sekretari për çështjet zgjedhore Ylli Manjani gjatë një prononcimi për mediet thotë se bërja e kësaj reformë nga dy partitë e mëdha në të shkuarën ka rezultuar e dështuar. Sipas tij, nevojitet një proces gjithëpërfshirës i partive politike, shoqërisë civile dhe institucioneve që kanë lidhje me proceset zgjedhore për të pasur një ndërhyrje të suksesshme në Kodin Zgjedhor. “Reformat e PD-së dhe PS-së në gjithë këto vite kanë qenë kryesisht reforma bipartizane dhe nuk kanë arritur thuajse asgjë. Të ketë një reformë sa më të gjerë të mundshme”, - thekson Manjani. Mes përfaqësuesve të mandatuar nga dy partitë e mëdha për reformën zgjedhore po negociohet si për çështjet që duhet të trajtohen, ashtu dhe për modalitetet e funksionimit të komisionit, por ende nuk ka një lëvizje konkrete. Në axhendën e punës së parlamentit nuk është përfshirë as projektvendimi që LSI-ja ka depozituar në Kryesinë e Kuvendit tri javë më parë.