E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca lobim intensiv per te zbutur raportin e OSBE/ODIHR-it

Kontaktet Ne kryeqytetet e vendeve qe ndikojne ne dokumentin e misionit vezhgues jane zhvilluar disa vizita te rendesishme

Ndersa zgjedhjet e 8 majit jane permbyllur dhe beteja e drejtperdrejte mes paleve ka dhene nje produkt pasoja e tyre politike nis te pervijohet ketej e tutje. Nje apel i kreut socialist Edi Rama para dy ditesh qe kerkonte njohjen e problemeve ne zgjedhje specifikisht ne Tirane ka paralajmeruar se raporti i pritshem i OSBE/ODIHR-it perben nje pike qendrore per menyren dhe ecurine e dialogut politik mes paleve. Kjo jo vetem per arsye se dokumenti ne fjale eshte certifikata e zgjedhjeve por edhe pse vleresimi i percjelle ne te pritet te riciklohet si pasqyrim apo jehone e shqetesimeve te ngritura me pare nga te gjithe protagonistet sidomos Partia Socialiste qe e konsideron veten te demtuar ne kete proces. Pikerisht per kete arsye raporti qe do te publikohet se shpejti ka nje vlere te shtuar ne veprimin e brendshem politik perderisa piketat kritikat dhe gjykimet e dhena aty ndikojne ne adoptimin e pozicioneve dhe me tej ne kursin e reformes zgjedhore. Nisur nga kjo peshe specifike e tij dhe konsiderata percaktuese qe ai prodhon edhe per proven e muajit tetor kur Shqiperia pret opinionin per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian duket se lobimi per hartimin e dokumentit ne fjale ka nisur. Burime diplomatike ne Tirane bejne te ditur se shumica ne pushtet ka nisur nje perpjekje lobuese ne funksion te karakterizimit pozitiv te zgjedhjeve te 8 majit 2011 dhe per te integruar ne raportin final nota kryesisht vleresuese per procesin. Ajo qe i jep besueshmeri lojes ne prapaskene eshte jo vetem apeli i bere nga Edi Rama por edhe praktika e ndjekur ne rastin e Shqiperise kur te pakten per zgjedhjet e vitit 2009 media dhe opozita denoncoi publikisht nderhyrjet dhe influencen politike ne raportin e OSBE/ODIHR-it te hartuar asokohe. Madje nje lloj dualiteti ne gjykime mes misionit te vezhguesve afatshkurter te drejtuar nga austriaku Grossruck dhe misionit te drejtuar nga britanikja Glover doli ne siperfaqe edhe pse zyrtarisht asgje nuk u pranua. Nje element shtese ne kete kuader eshte informacioni i publikuar pak para zgjedhjeve sipas te cilave nje zyrtar i mbetur anonim i pranise se OSBE-se ne Tirane pranonte per mediat rajonale se presioni politik per menyren e raportimit te situates elektorale ne Shqiperi kishte nisur te behej prezent dhe te ishte i forte. Sesa seriozisht u moren ne konsiderate kerkesat e opozites dhe dyshimi i saj ndaj integritetit te raportimit te vitit 2009 ishte edhe caktimi i vezhguesve shtese e madje i te derguarve te posacem prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Procedura e Tiranes e ndjekur nga ky institucion dhe e legjitimuar teresisht nga Kolegji do te jete gjithsesi pika me e mundshme ku opozita pret te degjoje kritikat dhe te konstatoje se edhe optika e te huajve bashkohet me te sajen ne faktin se zgjedhjet nuk ishin brenda standardeve. Angazhimi i KiE-se per te kerkuar opinionin e Komisionit te Venecias hap nje dritare ne kete drejtim pavaresisht se ligjerisht per votat e gjetura ne kutite e gabuara nuk ka praktike paraprake qe te sherbeje si mase krahasimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›