E Diel, 1 Nëntor 2026

Alternativa “Basha”, një miliardë euro investime për 4 vitet e ardhshme

18-04-2011 / Gazeta 55

Lulzim Basha njeh qytetarët e Kombinatit me platformën e qeverisjes së kryeqytetit dhe prezanton kandidaten për njësinë bashkiake nr. 6, Luzhiana Abazi. Punësimi dhe arsimi, e ardhmja e Tiranës, shtyllat kryesore të projekteve bashkiake të Bashës për 4 vitet e ardhshëm

“Arsimi është një nga shtyllat kyçe të programit të kandidatit për kryetar të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha”.
Gjatë prezantimit të kandidates për kryetare të njësisë bashkiake numër 6, Luzhiana Abazi, Basha tha se në projektin e tij parashikohet ndërtimi i 16 shkollave të reja dhe krijimi i kushteve për mësimdhënie cilësore. Mbështetja për studentët zë një vend të veçantë. Përveç krijimit të lehtësirave infrastrukturore, Basha tha se përmes bursave dhe projekteve të veçanta do tu krijojë mundësi të gjithë rinjve të Tiranës të kryejnë arsimin e lartë.
“Unë jam bir i dy prindërve të thjeshtë, si qindra e mijëra të rinj dhe të reja sot në këtë shesh dhe ane mbanë qytetit tonë. I vetmi privilegj, e vemja mundësi që më është dhënë në jetë është mundësia për një arsimim të mirë dhe për një shkollim të mirë. Unë do të punoj natë e ditë që në këtë qytet ku sot ka me dhjetëra e dhjetëra mijë të rinj, secilit prej tyre ti ofrohet mundësia për një arsim universitar. Sepse arsimi i qytetarëve të rinj të Tiranës, është e ardhmja e Tiranës dhe qytetareve të saj”, u shpreh Basha.
Përveç arsimimit, Basha është angazhuar edhe në punësimin e të rinjve.  Në këtë funksion, Basha synon qe në katër vjet të thithe 1 miliard euro investime në Tiranë. Po kështu, Basha tha se përmes një fondi të veçante do të ndihmohen çiftet e reja për strehimin. Përsa i përket infrastrukturës, Basha beri me dije se parashikon  lidhjen e kombinatit me Tiranën përmes tramvajit.
“Sa u çudit zoti qytetar i parë kur ne folëm për punësimin. A mund të imagjinoni të dashur bashkëqytetarë të mi, se sa e çuditshme duket për çdo kryebashkiak tjetër në botë, fakti që problem i parë i qytetit dhe qytetarëve tanë, nuk qenka problem i parë i kryebashkiakut tonë. Unë zotohem para jush se zhvillimi i infrastrukturës për te mbështetur punëdhënësin më të madh në këtë qytet, dhe thithja e 1 miliard eurove investimeve në Tiranë në katër vitet e ardhshme janë prioritetet e mia numër një. Kombinati dhe Njësia juaj vendore vuajnë  lidhjen e ngadalte, sfilitëse, të kushtueshme, me pjesët e tjera të qytetit. Projekti im për Tramvajin nuk shkon deri në Durrës, por shkon deri në Kombinat. Nuk mjafton të nxjerrim Kombinatin në qendër, ne do të sjellim standardet e qendrës në Kombinat. Projekti ynë është plotësisht i realizueshëm, sepse ne do ta vëmë qytetin dhe qytetarët  të parët”, tha para banorëve kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit. Duke shpalosur programin e tij, Basha tha se parashikon investimeve në çdo cep të kombinatit në mënyrë që banoreve t’u krijohen kushte normale jetese.

Luzhiana Abazaj: Kombinati do të votojë për vazhdimin e projekteve
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës Lulëzim Basha ka prezantuar dje Luzhiana Abazaj për njësinë bashkiake nr. 6.
Duke falënderuar mijëra të pranishmit në këtë takim elektoral, kryetarja e njësisë bashkiake nr. 6 Luzhiana Abazaj, e cila rikandidon për një mandat të dytë katër vjeçar në këtë njësi, ka falënderuar komunitetin e kombinatit për mbështetjen që ata kanë dhënë në këtë mandat të parë.
Duke u përulur me respekt për ndihmën që banorët i kanë dhënë dhe për punën e kryer së bashku në drejtimin e kësaj njësia bashkiake, Luzhiana Abazaj ka kërkuar votat e këtij komuniteti për të vazhduar projektin e saj që shkojnë përtej një mandati katër vjeçar.
Unë dua të punojmë së bashku, ashtu sikurse e kemi filluar këtë gjë tha Abazaj në vitin 2007 sepse kemi projekte që kërkojnë një mandat të dytë për të mos  e lënë këtë komunitet nën presionin e opozitës e cila kërkon votë për t’u hakmarrë politikisht, jo, për të ndihmuar këtë njësi.
“Unë në pozicionin e mjekes kam ardhur t’u shëroj zemrat tuaja, u mundova dhe shërova disa zemra. Këto katër vjet do shërojmë së bashku me kryebashkiakun e ri të Tiranës sepse ne jemi për ndryshimin e vërtetë”, u shpreh kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Luzhiana Abazaj.
Duke përmendur disa nga projektet  konkrete kryetarja e njësisë bashkiake Abazi u shpreh se “mandatin e dytë do e fillojmë me rrugën Amdi Sinoimeri, Fabrika e qelqit, lulishtet brenda pallateve, etj, sepse ne jemi qytetarë të Tiranës”.
Ne nuk jemi zonë informale, ne jemi pjesëtarë të kryeqytetit të Shqipërisë. Ndaj dhe duam që në 8 maj të ndryshojmë, ti japim faqen e vërtetë  të kryeqytetit të Shqipërisë. Kjo e sotmja dhe në vazhdim tregon sepse në 9 maj do jetë në krye të bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha dhe këtu në kombinat Luzhiana Abazaj bashkë me ju.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›