Mazhoranca refuzon KLD dhe Kushtetuesen për buxhetin. Opozita kundër
22/07/2010 Komisioni i Ligjeve pranon kërkesat e ILDKP-së dhe Avokatit të Popullit
Albana Lika
Opozita në Komisionin e Ligjeve votoi kundër ndryshimeve të propozuara nga mazhoranca për buxhetin e vitit 2010 për 6-mujorin e dytë të vitit. Ky votim erdhi pas refuzimit që kjo mazhorancë i bëri kërkesës së deputetëve të majtë për mosreduktimin e buxhetit të tri institucioneve: Presidencës, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese. “Propozoj që për tri institucione: Presidentin e Republikës, KLD-në dhe Gjykatën Kushtetuese ti propozojmë Komisionit të Ekonomisë që të mos bëjë asnjë shkurtim. Këto janë institucione që kanë të bëjnë me qeverisjen e sistemit të drejtësisë dhe mendoj se për arsye të tjera që lidhen me procesin e integrimit apo me rezervat e ndërkombëtarëve, për ato që funksionojnë dhe nuk funksionojnë në sistemin e drejtësisë, ne duhet tia bëjmë këtë kërkesë Komisionit të Ekonomisë”, - propozoi deputeti Pandeli Majko. Të njëjtën linjë ndoqi në propozimin e tij edhe deputeti tjetër socialiste Sajmir Tahiri. “Unë kam një propozim konkret lidhur me KLD-në dhe Gjykatën Kushtetuese: propozoj të përmbushni kërkesat imperative për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me punonjësit, drejtuesit e automjeteve dhe kërkesat detyrimisht për shpenzimet operative. Lidhur me KLD-në, këta të fundit deklaruan se me këtë shkurtim buxheti që bëni ju nuk bëjnë dot mbledhje të KLD-së dhe më e keqja nuk do të inspektojnë më gjykatat e larta të vendit për të garantuar inspektimin e gjykatave dhe për të garantuar mbledhjet në KLD që kanë të bëjnë me çështje shumë të rëndësishme, ndër të cilat janë edhe karriera e gjyqtarëve”, - tha deputeti i PS-së. Mazhoranca nuk mori parasysh asnjë prej kërkesave të deputetëve, duke refuzuar në këtë mënyrë kërkesat e dy institucioneve për rritje të buxhetit. Për kryetarin e komisionit Ilir Rusmali kërkesa e Kushtetueses skishte lidhje me buxhetin, ndërsa këshilloi KLD-në të mirëmenaxhonte financat. “Gjykata Kushtetuese kishte vetëm një problem: atë të shoferëve të anëtarëve të GJK, i cili vetëkuptohet, është një çështje që zgjidhet jashtë kësaj procedure. Ndërsa KLD-ja qartësisht ka rezerva më se të mjaftueshme për të mbuluar nevojat që ka për ushtrimin e funksioneve të veta. Ka pasur mungesë gatishmërie për ta realizuar këtë gjë”, - tha Rusmali. Komisioni pranoi kërkesën e Shkollës së Magjistraturës, Avokatit të popullit dhe ILDKP-së.
Avokati i Popullit
“Nga planifikimet financiare për 6-mujorin e dytë dhe duke qenë koshient për vështirësitë ekonomike që po kalon vendi, rezulton se shuma e minimizuar që mund të plotësojë nevojat e veprimtarisë sonë duhet të jenë në shifrën 4 milionë lekë. Pra, institucion i Avokatit të Popullit paraqet kërkesën për një shtesë prej 0.4 milionë lekësh.”
Prokuroria
“Pas rakordimeve me Ministrinë e Financave, kemi gjetur hapësirat për shkurtimet në fondet buxhetore (eliminimi i pagesave të Mjekësisë Ligjore dhe për MNZ-në për aktet e inspektimit). Shkurtimi i fondeve, rreth 74 milionë lekë, nuk cenon mbarëvajtjen e punës, si dhe nuk pengon në tërësi zbatimin e prioriteteve që ka qeveria në fushën e ushtrimit të ndjekjes penale.”
KLD
“Për muajt në vijim vetëm shpenzimet për dieta e shërbime kalojnë shifrën 3 milionë lekë. Jo të pakta janë shpenzimet e domosdoshme për zhvillimin e mbledhjeve të KLD-së. Pagesat për energjinë, ujin, telefonisë, internetit etj. zënë rreth 3.4 milionë lekë. Para kësaj situate, ju riparaqesim kërkesën për mosreduktimin e shpenzimeve për mallra dhe shërbime.”
ILDKP
“ILDKP është dakord parimisht me rishikimin e buxhetit 2010, që vlera 5 720 000 e propozuar për shkurtim te fondeve operative të ndahet në 4 220 000 shpenzime operative dhe 1 500 000 shpenzime page. Më tej shuma e shpenzimeve operative që kërkohet të na shkurtohet për shkak të hetimeve të pasurive të zyrtarëve të lartë të jetë 700 000 lejë më e vogël.”
Pjesëmarrja në Konferencën e Gjenevës
Topalli: Fola për transformimin e Shqipërisë dhe Kosovën
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, në cilësinë e zëvendëspresidentes së Unionit Ndërparlamentar (IPU) drejtoi dy ditë më parë seancën e pasdites të Konferencës Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, që po mbahet në pallatin e OKB-së në Gjenevë. Kryeparlamentarja e cilësoi këtë konferencë si një mundësi të jashtëzakonshme për të folur për progresin e Shqipërisë dhe veçanërisht për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rritur numrin e vendeve edhe nga Afrika, Amerika latine Azia etj. Proceset integruese të Shqipërisë dhe shteti i ri i Kosovës ishin kryefjala e takimeve të shumta që Kryetarja e Kuvendit zhvilloi me homologë nga e gjithë bota. “Ishte një forum i jashtëzakonshëm për të folur për një Shqipëri që është e transformuar dhe për çështjen e Kosovës, pavarësia e së cilës është një realitet i pakthyeshëm. Unë e konsideroj një shans të jashtëzakonshëm mundësinë për tu takuar me një numër jashtëzakonisht të madh të kryetarëve të parlamenteve të të gjithë botës. Këtu ishin rreth 200 kryetarë parlamentesh nga 180 vende të botës. Pata mundësinë të takoja kryetarët e vendeve që ne nuk kemi raporte aq të afërta. Pa dyshim ky është një shans që është shfrytëzuar dhe besoj se duhet të ketë një vijimësi, gjë që do ta bëjmë së bashku me kolegët e tjerë dhe me institucionet e tjera shqiptare”, - tha ajo në një prononcim mediatik.