Meta Marredheniet me Greqine korrekte Shqiperia ka neutralizuar episodet nxitese

Shqiperia i vetmi vend ne rajon qe garanton me ligj te drejtat e minoriteteve. Godo denon deklaraten e Papandreut Athina te pergjigjet per dhjetera krime ndaj shqiptareve
Zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta komenton deklaratat e fundit te kryeministrit grek Jorgos Papandreu lidhur me nje aksident te zakonshem te Himare ku i mbeti i vdekur nje shtetas. Kryediplomati shqiptar Meta tha se marredheniet mes dy vendeve jane shume te mira dhe se do vazhdoje te ruhet ky nivel konstruktiviteti. Meta vuri ne dukje se qeveria shqiptare ka ditur gjithmone te mbaje qendrime te qarta ndaj cdo episodi qe ka synuar te provokoje marredheniet Tirane-Athine. Marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise dhe ne vecanti ndermjet dy Qeverive jane shume te mira dhe do te vijojne ne kete trend te shkelqyer bashkepunimi dhe mirekuptimi reciprok. Qeveria Shqiptare ka ditur gjithmone te mbaje qendrime te qarta ndaj cdo episodi qe ka synuar te cenoje keto marredhenie dhe ndaj cdo grupimi apo segmenti ekstremist qe ka dashur ti helmoje keto marredhenie. Ne jemi te bindur qe ky bashkepunim i cili nuk ka te beje vetem me marredheniet tradicionale midis dy vendeve por i cili natyrisht ka te beje edhe me vete perspektiven e integrimit evropian te Shqiperise do te vijoje edhe ne te ardhmen- u shpreh ministri i Jashtem Ilir Meta.
Ai theksoi gjithashtu se Shqiperia si asnje vend tjeter ne rajonin e Ballkanit ka garantuar me ligj te gjitha te drejtat e minoriteteve. Sipas tij Shqiperia eshte nje vend evropian dhe kesisoj nuk toleron asnje lloj fenomeni te diskriminimit
Njekohesisht Qeveria e Shqiperise ka qene dhe eshte shume e angazhuar per te miratuar te gjithe ate legjislacion modern qe garanton te gjitha te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi por edhe te cdo grupimi tjeter. Shqiperia eshte nje vend evropian dhe eshte kunder cdo lloj diskriminimi- deklaroi me tej zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta.
Godo denon deklaraten e Papandreut Athina te pergjigjet per dhjetera krime ndaj shqiptareve
Politikani Sabri Godo e cilesoi te turpshme deklaraten e kryeministrit grek Papandreu per ngjarjen ne Himare. Sipas Godos para se Papandreu te bente nje deklarate te tille duhet te jape pergjigje per dhjetera krime te bera ndaj shqiptareve.
Deklaraten do ta quaja te turpshme sepse ai na akuzon ne per racizem ndersa duhet te pergjigjet vete ai dhe qeveria e tij per dhjetera krime qe jane bere ndaj shqiptareve nganjehere edhe te perbindshme. Duhet te pergjigjet per faktin qe ushtria greke ka bere manifestime te peraferta madje dhe ne prezence te kryeministrit kunder shqiptareve. Domethene qe qofte se ka politike raciste ka ne Greqi- u shpreh Godo.
Godo tha se Papandreu duhet te heqe dore nga ideja se Himara eshte minoritet sikunder e shpalli ai.