Manhattan-i xhamia ylli dhe kryqi
Casteve te qetesise per qytetin tim te lindjes Nju Jorkut u ka ardhur fundi. Forcave policore iu desh te ndanin dy grupime demonstruesish kundershtare ne vendin ku eshte parapare per te hedhur shtat nje qender islamike e quajtur Cordoba Center. Gjendet vec disa hapa larg nga World Trade Center por mbrojtesve e shfrenuar te kujteses se pergjakshme te sulmeve te 11 shtatorit edhe sikur te behej fjale per dy milje larg perseri do tu dukej fare afer. Kjo ceshtje nuk eshte aspak e nje rendesie jetike per pjesen derrmuese te qytetareve njujorkeze te vene ne siklet nga papunesia apo mundesia per te humbur vendpunen qe ende e kane edhe pse nga ana tjeter nje pjese e madhe e amerikaneve do te parapelqenin qe kjo qender te ngrihej ne nje vend tjeter. Qe me fjale te tjera te le te kuptohet se nuk deshironin te ndertohej ne asnje vend tjeter.
CIA ka zbuluar se vendit i kanoset nje tjeter kercenim nga Al Qaeda ne Jemen cka do te kerkonte nje zgjerim te luftes ne vendet me popullsi muslimane pas Afganistanit Irakut Pakistanit e Somalise. Kundershtia e mllefosur ndaj qendres islamike ne Nju Jork shumefishohet nga prirja jone kombetare per ta kerkuar armikun edhe atje ku ai nuk gjendet. Kur mendoni valle se ndonje amerikan qe udheton ne zona te rrezikshme do te na beje me dije se po na vertitet mbi koke edhe rreziku qe vjen nga kuzhina e Kalit te Kuq ne Kordove....
Rrenimi i standardeve tona intelektuale e kombetare nuk po njeh cak. Ne botimin e saj te fundit revista Foreign Affairs u le hapesira te lira dy shkrimtareve te serte ndaj Islamit ku e perbashketa e tyre eshte se nuk ia thekin fare per ceshtjen qe shtjellojne edhe pse mund te thuhet se marrezia e tyre eshte metodike po perfshihemi ne nje fushate kembengulese nga nje pjese e elites sone perandorake ne favor te luftes kunder Iranit. Per evropianet mund te thuhet se jane ne medyshje. Apo ndoshta nuk e kemi kuptuar mire kur na e kane sterthene nga burimet zyrtare dhe jozyrtare se jemi nje vend i modelit te multikulturalizmit i integrimit te rrymave te ndryshme te emigracionit dhe per kete kemi rene ne nje mendje si komb ne teresi
Ne te vertete afro-amerikanet e Shteteve te Jugut e ushtruan te drejten e votes vetem nga viti 1964 nderkohe qe teorikisht kete te drejte e gezonin nje shekull me pare. Deri kur ne vitin 1945 zune fill protestat e vazhdueshme te komuniteteit hebraik ndihmuar edhe nga kompleksi i fajit ndaj boshlleqeve ligjore te Nurembergut atyre shpesh dhe ne vende te ndryshme u mohohej e drejta per te blere prona per te zene pune apo per tu regjistruar ne shkolla. Qytetaret amerikane me origjine japoneze u mbyllen ne kampe perqendrimi ne vitin 1942 ndersa gjykatat kundershtuan ti zhdemtonin ne baze te ligjit. Grate e fituan te drejten e votes ne vitin 1919 por Shtetet e Jugut eshte e kuptueshme se u vune ne sekelldi se do te humbisnin rolin mbizoterues te mashkullit qe do te demtonte edhe pushtetin e lsquote bardhit i luajten te gjitha guret me qellim qe ta ndalonin kete veprimtari. Keshtu ka ndodhur edhe me komunitetin e qytetareve amerikane me origjine kineze qe nepermjet Chinese Exclusion Acts ua kishin ndaluar te gezonin te drejten e qytetarise qe nga viti 1982 e deri ne vitin 1943.
Ne nje nga filmat me te hershem e klasike te kinematografise amerikane Lindja e nje kombi1915 i thuret lavde kundershtise ndaj dhenies se te drejtave civile ndaj sklleverve te Jugut nen mbeshtetjen e fuqishme te kapuconeve te Ku Klus Klanit. Me kalimin e kohes organizata fitoi permasa kombetare dhe ne vitin 1925 numeronte tre milione anetare te shperndare ne te gjithe vendin te afte per te zgjedhur kongresmene senatore e guvernatore. Per me teper qe kundershtia ndaj te drejtave per afrikano-amerikanet ishte shenje vrerosjeje anti-katolike dhe anti-semite.
Kur guvernatori reformist i Nju Jorkut Al Smith i biri i nje cifti emigrantesh irlandeze garoi per zgjedhjet presidenciale te vitit 1928 deshtoi ne menyre te turpshme. John Kennedy vazhdon te mbetet i vetmi president katolik i SHBA-se por edhe ai nuk u shfaq si i tille por si nje aristokrat nga Harvardi dhe hero i luftes. Emigrimi - pergjate shekullit XIX dhe fillimit te shekXX ndash i miljona katolikeve irlandezeve italianeve dhe sllaveve po ashtu si edhe i ortodokseve greke e armene u pranua me paragjykime te ashpra madje ne disa raste u perball edhe me veprime te dhunshme. Duhej te kalonte nje kohe e gjate deri kur emigrantet dhe te prejardhurit te bashkoheshin ne mbrojtje te te drejtave te tyre te mundesive ekonomike dhe barazise ligjore permes levizjeve sindikaliste dhe New Deal-it te Franklin Roosevelt-it. Shpesh here grupime te persekutuara nuk shprehnin ndonje shenje solidariteti me grupime te tjera te paprivilegjuara per shkak edhe te ndjenjes se frikes edhe pse e shihnin se padrejtesia i prekte te dyja palet. Trupave fitimtare te Ushtrise se Veriut ne Gettysburg iu desh te merrnin udhen per ne Nju Jork per te ndalur perleshjet mes emigranteve te varfer irlandeze dhe zezakeve. Ata qe i kane ndjekur serite e filmit Los Sopranos jane mjaft te ndergjegjshem se qytetaret amerikane me origjine italiane nuk u shfaqen si pasardhesit shpirterore te Dantes. Gjithsesi fushatat ksenofobe te asaj kohe kunder emigranteve drejtoheshin zakonisht nga amerikane me prejardhje italiane.
Personazhet me vulgare moralisht e kam fjalen te politikes amerikane ish-guvernatorja Palin dhe ish-kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich jane shfaqur si politikanet qe e kane ngritur zerin ne kupe te qiellit kunder projektit te qendres islamike te Manhattan-it. Nese ka gjasa qe Palin i beson me te vertete ato qe thote Gingrich-i eshte kryekeput cinik. Ketyre te fundit mund tu shtosh edhe nje numer te amullt mbeshtetesish te Izraelit per te cilet cdo konflikti me Islamin ia vlen ti turresh me te katra. Me pas rreshtohen mbeshtetesit e hershem te luftes ne Irak qe tubohen rreth Dick Cheney-it protestantet fondamentaliste per te cilet cdo lloj kryqezate ndaj te ndryshmeve eshte teologjikisht e justifikueshme e qete gjitha keto grupime formojne keshtu nje procesion mjeran...
Nje pjese e inteligjences se elites sone perandorake duke vajtuar pamundesine e perfitimit te mbeshtetjes se popullatave te vendeve muslimane ia nxjerr dufin emigranteve muslimane te SHBA-se. Megjithate i gjithe shtjellimi i mesiperm do te kishte qene dobisjelles vetem ne rast se kultura jone darviniane te mos kete ndotur edhe venat me te holla ku qarkullon pezmi i psikikes sone kombetare.
Autori i shkrimit Norman Birnbaum eshte sociolog dhe profesor nderi ne Fakultetin e Drejtesise ne Universitetin e Georgetown-it