Mazhoranca shton dy deputete ne Komisionin e Sigurise

Dyshja Topalli-Patozi i kane rikthyer te djathtes shumicen ne nje prej komisioneve me te rendesishme parlamentare sic eshte ai i Sigurise Kombetare. Ndue Paluca dhe Ilir Bano jane dy anetaret e rinj te Komisionit te Sigurise. Ky ndryshim e con numrin e anetareve nga 19 ne 21 ndersa mazhorances i jep 11 vota ndersa opozites vetem 10 duke i bashkuar edhe voten e Paulin Sterkajt.
Sipas vendimit i cili mban numrin 64 me date 14.10.2010 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi kane propozuar ne konferencen e kryetareve qe Ndue Paluca dhe Ilir Bano te jene anetare te Komisionit te Ligjeve ndersa Mesila Doda te emerohet sekretare ne Komisionin e Integrimit Europian.
Komisioni i Sigurise eshte i dyti komision qe ne perberjen e tij ka shumicen e deputeteve te Kuvendit ne numer. Pas Komisionit te Ligjeve i cili ka ne total 27 deputete Komisioni i Sigurise ka arritur te kete ne perberjen e tij plot 21 anetare mes tyre 10 nga kampi i opozites dhe 11 nga kampi i mazhorances.
Largimi i Paulin Sterkaj nga Partia Demokratike i coi demokratet ne Komisionin e Sigurise ne minorance. Rreth 45 dite me pare kur deputeti Sterkaj ndodhej ne radhet e PD-se Komisioni i Sigurise perbehej nga 19 anetare 9 prej te cileve u perkisnin respektivisht PD-se dhe PS-se.
I vetmi person qe bente diferencen ishte pikerisht anetari i LSI-se ne rastin konkret Paulin Sterkaj. Pas lsquodivorcit me PD-ne opozita dispononte ne Komisionin e Sigurise 10 vota kundrejt 9 votave te demokrateve. Per kete gje u desh nderhyrja e Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli e cila me propozim te kryetarit te grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi shtoi edhe dy emra ne Komisionin e Sigurise. Behet fjale per Ndue Palucen dhe Ilir Banon te cilet ndryshojne serish ekuilibrat kete here ne favor te demokrateve te cilet plotesojne shumicen e humbur ne Komisionin e Sigurise Kombetare.
Votimi i buxhetit te shtetit per vitin 2011 votimi i projektligjit per kontrollin parlamentar mbi SHISH-in dhe ndryshimi i ligjit organik i Sherbimit Informativ Shteteror ka detyruar Kryetaren e Kuvendit te ndryshoje ekuilibrat ne Komisionin e Sigurise per shkak te largimit te Paulin Sterkaj nga Partia Demokratike.
Mosmiratimi i ketyre drafteve sidomos buxhetit ne Komisionin e Sigurise ku do te diskutohet qe prej dites se sotme buxheti per nje seri institucionesh do te shkaktonte ngerc dhe mosdorezimin e buxhetit te 2011-s ne kohen e duhur ne sallen e Parlamentit per miratim. Kjo mund te konsiderohet nje manover tipike e Partise Demokratike dhe nje strategji e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per te siguruar shumicen ne Komisionin e Sigurise ku duhet te kaloje per diskutim edhe buxheti i shtetit per 2011-n.