Procesi abuzime me vizat ne Tirane

Top Channel ekskulizvisht mesoi se gjithcka eshte zbuluar pas nje kontrolli te brendshem nga ku ish-diplomati Mark Grefith 44 vjec ka ngelizhuar me dashje detyren si oficer intervistues i emigracionit gjate nje periudhe 18 mujore kur punonte ne seksionin e vizave ne Ambasaden Britanike ne Tirane.
Ne aktakuze thuhet se Grifith ka shkelur procedurat ne leshimin e vizave por nuk eshte ende e qarte nese Grifith apo persona te tjere kane perfituar financiarisht nga shkeljet ne leshimin e vizave jashte standarteve te parashikuara nga ligji anglez i emigracionit.
Bashke me Grifith akuzohet edhe 39 vjecari Samuel Fongo. Te dy te akuzuarit i kane mohuar akuzat e ngritura kunder tyre.
Ndaj Mark Grifith rendon akuza e abuzimit me detyren ne nje zyre shteteore nga periudha 1 dhjetor 2005 deri me 1 maj 2007 ndersa Samuel Fongo akuzohet per keshillim dhe prokurim qe cuan ne shperdorimin e detyres nga Grifith. Ai akuzohet edhe per konspiracion ne perdorimin e dokumentave te falsifikuara.
Fongo nuk eshte diplomat por punon si menaxher i nje kolegji dhe agjencie punesimi ne Londer.
Gjykatesi vendosi daten 6 qershor 2011 per te nisur procesin gjyqesor qe parashikohet te zgjase 4 deri ne 6 jave.
Ish-diplomati Mark Grefith i cili akuzohet per shperdorim te detyres ne dhenien e vizave. Akuza ben fjale per leshimin e lejeve te hyrjes ne Britani pa respektuar procedurat. Por aktakuza nuk sakteson nese kishte patur apo jo perfitime financiare nga keto abuzime