E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca, votë unanime për dekretet e Presidentit Nishani

02-04-2013 / Gazeta 55

Zgjidhen anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë

Kuvendi miratoi dje me votë unanime të mazhorancës dekretet e presidentit Bujar Nishani, për emërimin e Xhezair Zaganjorit anëtar të Gjykatës së Lartë si dhe atë të Gani Dizdarit dhe Besnik Imerajt, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në votimin e parë është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së lartë. Votimi i Xhezair Zaganjorit është bërë me 76 vota “pro”, 1 votë kundër dhe 31 abstenim. Kundër Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së lartë, ka votuar vetëm deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ndërsa kolegët e tij kanë zgjedhur të abstenojnë. Në votimin e dytë është miratuar dekreti për emërimin e Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Votimi i Gani Dizdarit është bërë me 73 vota “pro”, 2 vota kundër dhe 30 abstenim. Kundër Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kanë votuar deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Ndërkaq, gjyqtari Besnik Imeraj si anëtar i Gjykatës Kushtetuese u votua me 76 vota “pro”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›