E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca zgjedh Nishanin President, bojkoton opozita

Zgjidhet Presidenti i Republikës shqiptare. Pas shumë peripecish, kudërshtimesh e negociatash, kandidati i mazhorancësh Bujar Nishani, aktualisht Ministër i Brendshëm është zgjedhur President i vendit me 73 vota pro të mazhorancës,1 kundër dhe 2 të pavlefshme .
 

Në bazë të votave të marra të cilat korrespondojnë dhe me mbajtjen e raundit të katërt, i cili i jep të drejtën zgjedhjen me shumicë të cilësuar, është deklaruar i mbyllur procesi i votimit dhe eshte zyrtarizuar zoti. Nishani President.
 

Pas kësaj Bujar Nishani do të bëjë dhe votimin, për të marrë postin e Presidentit me 24 korrik, duke zëvendësuar kështu presidentin aktual Bamir Topi.
 

Seanca është ndjekur nga llozha e Parlamentit nga ambasadori i BE-së,Ettore Sequi, ndërsa ka munguar prania e atij të SHBA-së, Aleksandër Arvizu.

Është bërë pjesë e votimit deputeti Kastriot Islami, Gazmend Oketa, po ashtu dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe pse me fletë të bardhë, ndërsa nuk ka votuar deputeti Dritan Prifti ashtu sic dhe opozita parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›