Wollfarth mirëpret zgjedhjen e Bujar Nishanit President

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot zgjedhjen e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp Wollfarth cmon punën vendosur të Ministrit për shtetin e së drejtës, në projekte të shumta me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
"Zgjedhja e z. Nishani si president i ardhshëm i Shqipërisë është lajm i mirë. Ne e çmojmë punën e vendosur të Ministrit për shtetin e së drejtës, në projekte të shumta me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Unë jam i bindur se dija e tij e thellë dhe përvoja e gjerë do të bëjnë që ai t`i shërbejë vendit të tij në mënyrën më konstruktive," tha Wollfarth.
Kandidatura e propozuar nga mazhoranca, Bujar Nishani, i nominuar nga 26 deputetë të mazhorancës u zgjodh në postin e Presidentit të Republikës me 73 vota pro nga 76 deputetë që morën pjesë në votim, 1 kundër, 2 abstenim, ndërsa opozita e bojkotoi procesin.