Votohet për Bujar Nishanin President, nis numërimi

Ka perfunduar votimi në seancën plenare për raundin e katërt Presidencial. Pas tre raundeve të ezauruara pa asnjë votim dhe pse me kandidatura joformale si në rastin e Xhezair Zaganjorit dhe formale si në rastin e Artan Hoxhës, kandidatura e Bujar Nishanit është figura e parë që preku Parlamentin dhe që do iu nënshtrua procesit të votimit.
Me pjesmarrjen e gjithë deputetëve nga mazhoranca dhe opozita, kryeparlamentarja Topalli ka autorizuar sekretariatin e votimit me përfaqësues nga radhët e PS e PD që po merret me anët teknike. Deputetet një nga një i jane drejtuar kutisë së votimit, ndërsa opozita ndonëse pjesmarrëse në seancë nuk është bërë pjesë e votimit duke e bojkotuar atë.
Seanca është ndjekur nga llozha e Parlamentit nga ambasadori i BE-së,Ettore Sequi, ndërsa ka munguar prania e atij të SHBA-së, Aleksandër Arvizu.
Është bërë pjesë e votimit deputeti Kastriot Islami, Gazmend Oketa, po ashtu dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe pse me fletë të bardhë, ndërsa nuk ka votuar deputeti Dritan Prifti ashtu sic dhe opozita parlamentare.
Më herët deputeti i PD-së Edi Paloka në një prononcim për Ora News u shpreh optimist duke e konsideruar zgjedhje e Nishanit President, cështje minutash. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës, duke e konsideruar terësisht procedurë normale
Bujar Nishani, kandidat i paraqitur nga maxhoranca, arriti të sigurojë firmat e 26 deputetëve të PD si dhe në radhët e aleatëve. Deputetët që kanë firmosur janë, Florian Mima, Mark Marku, Ilir Meta, Aurel Bylykbashi,Rajmonda Bulku, Luçiano Boçi, Genc Strazimiri, Sherefedin Shehu, Genc Ruli, Arenca Trashani, Astrit Bushati, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu, Mehmet Xheka, Ardian Turku, Sokol Olldashi, Flamur Noka, Selami Xhepa, Ndriçim Babasi, Sybi Hida, Kreshnik Çipi, Dashnor Sula, Dashamir Tahiri, Vangjel Tavo, Ylli Lama.