E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhorancës i mungojnë votat, shpëton ekspertët kontabël nga burgu

Falsifikimi për kontabilistët cilësohet shkelje administrative, dënohet vetëm me gjobë

Miratohet në parlament vetëm me votat e mazhorancës ligji për ekspertët kontabël. Deputetët e shumicës janë detyruar të klasifikojnë si shkelje administrative firmosjen nga ana e ekspertëve kontabël të bilanceve të falsifikuara duke parashikuar në

këtë mënyrë vetëm dënimin e tyre me gjobë, edhe pse falsifikimi përbën vepër penale dhe parashikon dënimin deri në 2 vjet burg. Deputetët e mazhorancës edhe pse falsifikimin e njohin si vepër penale janë detyruar ta klasifikojnë atë në rastin e ekspertëve kontabël si vepër administrative për shkak të numrave. Dënimi i ekspertëve falsifikatorë në baza penale kërkon ndërhyrjen në kodin e procedurës, fakt i cili kërkon 3/5 e votave në parlament. Pikërisht për këtë pikë deputetët e opozitës janë larguar nga salla në kohën e votimit të ligjit për ekspertët kontabël. Ka qenë pikërisht ky ligj që ka ngjallur debate, që degjeneruan në sherr e kërcënime mes deputetëve të të dy kampeve në komisionin e ekonomisë.


Diskutimet
Deputetët e mazhorancës e kanë cilësuar draftin si të plotë dhe të mbështetur në të gjithë kuadrin ligjor. Por nuk kanë qenë në një mendim përfaqësuesit e opozitës. Sipas tyre, firmosja e një bilanci të falsifikuar nga një ekspert kontabël përbën vepër penale dhe jo vetëm shkelje administrative. Por cilësimi i saj si vepër penale kërkon ndërhyrje në kodin e procedurës penale, votimi i së cilës kërkon 3/5 në parlament. Për të shmangur këto procedura hartuesit e draftit e cilësojnë shkeljen e kontabilistët si shkelje administrative ndërkohë që i lënë rrugën e hapur prokurorisë të nisë hetimet. Opozita deklaroi se nuk do të votojë draftin para se të merret mendimi i Komisionit të ligjeve në lidhje me kushtetutshmërinë e tij. Kërkesa nuk është pranuar nga kryetari i komisionit dhe çoi në votim draftin i cili u miratua me votat e mazhorancës.


Projektligji
Ky projektligj parashikon kundravajtjen e administrative të ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël dhe shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar. Në basë të këtij dispozite, ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve si shoqërisë audituese, pa qenë regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël si dhe përdorimi i çfarëdo titulli që synon të krijojë ngjashmëri ose konfuzion me këta tituj profesionalë apo emërtime, përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga  5 milion deri në 100milion lekë të reja. Dispozita gjithashtu parashikon që vendimi për vendosjen e gjobës të merret nga Bordi Mbikëqyrës Publik. Vendosja e dënimit administrativ, sipas këtij ligji, nuk ndalon paraqitjen e kallëzimit penal në prokurori. Në bazë të neneve 20 dhe 21 të ligjit 10091, datë 5. 3 2009, regjistrimi në regjistrin publik i ekspertëve kontabël dhe i shoqërive audituese është kusht i domosdoshëm për kryerjen e veprimtarisë së auditit ligjor të pasqyrave financiare individuale dhe/ ose të konsoliduara të shoqërive tregtare. Për këtë arsye ushtrimi i paregjistruar i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese për shkak të kundërligjshmërisë dhe rrezikshmërisë shoqërore që paraqet është parashikuar si kundravajtje administrative.


Ekspertët kontabël
Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve si shoqëri audituese, pa qenë i regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël si dhe përdorimi i çfarëdo titulli që synon të krijojë ngjashmëri ose konfuzion me këtë tituj profesionalë apo emërtime përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 5 milion deri 10 milion lekë të reja gjobë.  

Kthehet në ligj dublimi i KLSH, miratohet me 71 vota Menaxhimin dhe kontrolli financiar
Miratohet me 71 vota pro dublimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vetëm me votat e deputetëve të djathtë dhe me abstenimin e opozitës projektligji për Menaxhimin financiar ka kaluar dje në kuvend. Sipas opozitës, e cila ka braktisur seancën në momentin e votimit, mbetet problem veprimi institucional dhe burimet njerëzore. Një tjetër shqetësim i ngritur nga opozita është dështimi i ligjit dhe kostoja financiare që do të shkaktohet. Për paralelizëm deputeti Arben Malaj solli në vëmendje ligjin për administratën publike, në zbatim të të cilit u larguan nga puna shumë punonjës të administratës, të cilët më pas fituan në gjykatë të drejtën për tu kthyer në punë. Në këtë ligj është parashikuar kontrolli i të gjitha fondeve publike përfshirë edhe fondet e Bashkimit Evropian, të cilat mblidhen, arkëtohen dhe mbahen shpërndahen apo shpenzohen nga njësitë e sektorit publik dhe qe përbëhen nga të ardhurat, shpenzimet kreditë dhe grandet për njësitë e sektorit publik. Në kontrollin e brendshëm janë përfshirë edhe proceset integrale të sistemit të menaxhimit financiar e të kontrollit si dhe i auditimit të brendshëm i vendosur nga titullari i njësisë publike, brenda objektivave të tij qeverisëse, për të ndihmuar në kryerjen e veprimtarisë publike në mënyrë të rregullt dhe eficente. Në projektligj është parashikuar edhe kontrolli i përgjegjshmërisë menaxheriale, sipas të cilës është parashikuar detyrimi i menaxherëve të njësive që në kryerjen e veprimtarisë respektojnë parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar, të ligjshmërisë e të transparencës në administrimin dhe të përgjigjen për veprimet e tyre. Llogaridhënia përfshin çështjet që lidhen me ndarjen e detyrave zhvillimin e menaxhimit financiar bashkërendimin dhe vlerësimin e raportimin për sistemet e menaxhimit financiar e të kontrollit. Llogaridhënia përfshin edhe përgjegjësinë për veprimet e kryera.

Kontroll fondeve publike edhe OJF
Në këtë ligj është parashikuar kontrolli i të gjitha fondeve publike përfshirë edhe fondet e Bashkimit Evropian, të cilat mblidhen, arkëtohen dhe mbahen shpërndahen apo shpenzohen nga njësitë e sektorit publik dhe qe përbëhen nga të ardhurat, shpenzimet kreditë dhe grandet për njësitë e sektorit publik. Në kontrollin e brendshëm janë përfshirë edhe proceset integrale të sistemit të menaxhimit financiar e të kontrollit si dhe i auditimit të brendshëm i vendosur nga titullari i njësisë publike, brenda objektivave të tij qeverisëse, për të ndihmuar në kryerjen e veprimtarisë publike në mënyrë të rregullt dhe eficente. Në projektligj është parashikuar edhe kontrolli i përgjegjshmërisë menaxheriale, sipas të cilës është parashikuar detyrimi i menaxherëve të njësive që në kryerjen e veprimtarisë respektojnë parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar, të ligjshmërisë e të transparencës në administrimin dhe të përgjigjen për veprimet e tyre. Llogaridhënia përfshin çështjet që lidhen me ndarjen e detyrave zhvillimin e menaxhimit financiar bashkërendimin dhe vlerësimin e raportimin për sistemet e menaxhimit financiar e të kontrollit. Llogaridhënia përfshin edhe përgjegjësinë për veprimet e kryera.

Malaj: Ligjet krijojnë mbivendosje, implementimi shumë i vështirë
Që një pjesë e mirë ligjeve janë të paqarta dhe të vështira për tu kuptuar dhe shpjeguar nga ekspertët. Më tepër po na i sjellin se po i pregatisim çka do të thotë se implementimi dhe zbatimi i tyre do të jetë ose i vështirë ose i deformuar. Duhen ndarë qartë administrata publike dhe organizatat jo qeveritare dhe pushteti vendor. Për fondet publike të mbajë kontabilitet të veçantë dhe të kontrollohet vetëm për atë pjesë buxheti. Parimet e financës në një vend duhet të jenë unike. E rëndësishme është të respektojnë parimet. Shqetësim kryesor është implementimi i ligjit, si në nivel teknik edhe publik. Duhet të reduktohen mbivendosjet. Një vullnet për ti përdorur thjeshtë si standarde me ketë ndukim politik dhe duke parë këto ligje është e pamundur funksionimi i tyre. Eliminimi i mbivendosjeve dhe trajnime pasi është i vështirë për tu kuptuar dhe aq më tepër për tu implementuar.

Bode: Projektligji thelb për mirëmenxhaimin e fondeve publike
Projektligji për mirati

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›