Kristaq Skrami: Sezoni i ri, me vepra nga dramaturgjia shqipe, bashkëkohore dhe e antikitetit
Sezoni artistik shtator 2009-qershor 2010 në Teatrin Kombëtar u vlerësua si i suksesshëm, sa i takon nivelit të dramave që janë ngjitur në skenën e tij, por dhe të përfaqësimit të dramaturgjisë shqipe. 16 mijë e 200 spektatorë kanë ndjekur shfaqjet
e Teatrit Kombëtar gjatë këtij sezoni artistik. Shifrat u bënë dje të ditura nga drejtori i këtij institucioni z. Kristaq Skrami, i cili në fund të sezonit artistik, ka vlerësuar tre nga shtatë premierat, si më të ndjekurat, të cilat i takonin dhe dramaturgjisë shqipe, por dhe asaj të huaj, duke u shprehur se në krahasim me një vit më parë, ky sezon ka një rritje në frekuentim. Në analizën e fund-sezonit, drejtori Skrami tha se dramat më të suksesshme ishin, Gjashtë personazhe kërkojnë autor, Elektra dhe Darka e gabuar. Sa i takon sezonit të ardhshëm që nis në shtator, drejtori i Teatrit Kombëtar ka pranuar se projekti më emergjent është ai i përmirësimit të teknikës në këtë institucion teatror. Është e vërtetë që teknika lë shumë për të dëshiruar dhe shpresojmë në sezonin tjetër të investojmë në drejtim të ndriçimit në teatër, u shpreh Skrami. Një tjetër element që është vlerësuar për këtë periudhë ka qenë përfaqësimi i teatrit shqiptar në disa festivale ndërkombëtare. Nga ana tjetër, drejtori Skrami ka folur edhe për sezonin e ri, ku drama shqip do te përfaqësohet me tre vepra tashmë të përcaktuara dhe pjesa tjetër antikitet e dramaturgji bashkëkohore. Sa i takon sezonit artistik që do të nisë, ne kemi gati 2-3 vepra kombëtare, të cilat tashëm janë të miratuara nga bordet përkatëse dhe nga konkurset që janë bërë, kam parasysh konkurset që u bë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, me MTKRS dhe TK, që u shpallën veprat fituese, ka një vepër që është çmimi i parë dhe çmimi i dytë në këtë konkurs dhe është edhe një vepër që është miratuar nga bordi, veç Darkës së gabuar, kështu që ne gjatë këtij sezoni artistik që do të vijë do të kemi 3 vepra kombëtare. Kemi një marrëveshje dhe kemi rënë dakord në parim gjatë ditëve që ishin në Qipro ku është bërë takimi i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Europian teatror dhe i kemi bërë një ftesë zyrtare Jean Claude, pohon drejtori i TK.
-Çfarë mund të na thoni mbi sezonin artistik të Teatrit Kombëtar shtator 2009-qershor 2010, pasi veç veprave që janë vënë në skenë kanë qenë dhe disa aktivitete të tjera, një prej tyre ka qenë dhe 65-vjetori i TK?
Ky ka qenë një sezon artistik, i cili veç shfaqjeve që pati në skenën teatrore për publikun, gjatë këtij sezoni gjithashtu janë zhvilluar dhe disa evenimente të tjera kulturore, që nga maji i vitit 2009 kur Teatri Kombëtar u anëtarësua në Unionin Europian Teatror, 65-vjetori dhe njëkohësisht vlerësimi i këtij institucioni për aktivitetin e tij në 65-vjetor me titullin Gjergj Kastriot Skënderbeu kanë qenë të rëndësishme. Për aktivitetin mjaft të ngjeshur si dhe mjaft të dendur të Teatrit Kombëtar gjatë këtij sezoni sot ne prezantuam dhe një përmbledhje, për këtë arsye jemi kujdesur të bëjmë një përmbledhje të saktë. Genc Resuli, Dritan Boriçi janë marrë me këtë ku janë përfshirë të gjitha aktivitetet e këtij teatri gjatë këtij sezoni artistik.
-Gjatë këtij sezoni artistik, cilat janë shfaqjet që rezultojnë më të ndjekura nga publiku në Teatrin Kombëtar?
Kanë qenë disa vepra teatrore si: Darka e gabuar, me regji të Fatos Haxhiraj, Gjashtë personazhe kërkojnë autor, me regji nga Mehmet Xhelili, Elektra me regji nga Adonis Filipi apo dhe Kush ka frikë nga Virginia Woolf. Këto janë shfaqjet që kanë pasur më shumë spektatorë gjatë këtij sezoni artistik.
-A ka rritje të numrit të publikut gjatë këtij sezoni artistik në Teatrin Kombëtar, duke e krahasuar me vitin e kaluar?
Po sigurisht që ka pasur rritje të numrit të publikut, që kanë ardhur për të ndjekur shfaqjet. Duke e krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një rritje më të madhe të numrit të spektatorëve që verifikohet tek numri i biletave, si dhe nga numri i veprave të vënë në skenën teatrore.
-Ju e cilësoni këtë sezon artistik me vepra të arrira në skenën teatrore. E ndërkohë si do të jetë në vijim sezoni i Teatrit Kombëtar. Çfarë do të ofrojë ai për publikun në skenën e tij?
Sa i takon sezonit artistik që do të nisë, ne kemi gati 2-3 vepra kombëtare, të cilat tashmë janë të miratuara nga bordet përkatëse dhe nga konkurset që janë bërë, kam parasysh konkurset që u bë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë dhe me Ministrinë Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Teatri Kombëtar, që u shpallën veprat fituese. Ka një vepër që është çmimi i parë dhe çmimi i dytë në këtë konkurs, por gjithashtu është edhe një vepër që është miratuar nga bordi, veç Darkës së gabuar, kështu që ne gjatë këtij sezoni artistik që do të vijë do të kemi 3 vepra kombëtare. Kemi një marrëveshje dhe kemi rënë dakord në parim gjatë ditëve që ne ishin në Qipro, ku është bërë takimi i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Europian Teatror dhe i kemi bërë një ftesë zyrtare Jean Claude, drejtor artistik i teatrit të Saint Pentient në të njëjtën kohë që është edhe kryetari i Unionit Evropian Teatror ku ne aderojmë. Besoj që do të funksionojë kjo kërkesë dhe kjo ftesë që ne i bëmë atij.
-Ku konsiston ftesa që i është bërë Jean Claude?
Ai do të vijë për të vënë shfaqjen, ndërkohë që ne me këshilltarin e Ambasadës Franceze kemi bërë një takim, ku unë i kam bërë prezent ardhjen e tij. Ky do të jetë një bashkëpunim mes ETC Teatrit Kombëtar dhe Ambasadës Franceze, dhe kjo natyrisht për periudhën që do të vijë. Ai ka dhënë idenë për një vepër ose nga antikiteti ose nga dramaturgjia bashkëkohore, ndërkohë që ne i kemi dërguar një material me qëllim që ai të njoh trupën dhe i kemi kërkuar që nga veprat kombëtare që ne kemi, mundet të marrë në konsideratë dhe një nga këto vepra. Bordi është mbledhur kur është miratuar vepra Darka e gabuar, është vepra që ka fituar çmimin e dytë e Stefan Çapalikut, por ka miratuar dhe veprën Tablo Absurde të Ferdinand Hysit. Do të ketë një periudhë duke filluar që nga muaji shtator, që veprat do të alternohen dhe me dramaturgjinë e huaj.
-E ndërkohë çfarë mund të na thoni mbi dramën shqipe në Teatrin Kombëtar?
Prezantimi i veprës teatrore Alegreto Albania në festivalin e teatrit që u zhvillua në Gjermani u mirëprit, ndërkohë që ishte një publik totalisht i huaj, dhe ne shpresojmë që kjo është një kritikë pozitive, që thotë që dramaturgjia shqiptare e meriton që të jetë në skenën teatrore. Drama kombëtare sigurisht që duhet të jetë në repertorin e Teatrit Kombëtar.
-Cilat janë disa nga problemet që has sot institucioni teatror dhe çfarë po bëhet për përmirësimin e tyre?
Ne kemi një fond rreth 40 milion lekë, të cilat do të përdoren për teatrin, ato do të jenë një investim për të përmirësuar teknikën e tij. Ato do të përdoren dhe për ndriçimin dhe ne kemi kontaktuar dhe me një kompani private për të na sjellë një sasi të caktuar procesorësh. Është e vërtetë që Teatri Kombëtar me këtë teknikë që ka ai ka nevojë të domosdoshme një rinovim të teknikës së tij.
Teatri Kombëtar, i pari institucion me titullin Gjergj Kastriot Skënderbeu
Në këtë sezon Teatri Kombëtar festoi 65-vjetorin e krijimit si i pari institucion kulturor në vend, iu akordua titulli më i lartë për institucionet nga Presidenti i Republikës Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe gjithashtu në këtë vit Jubilar u ngjitën në skenë 7 premiera si dhe tre produksione në bashkëpunim me kompani teatrore, numri më i lartë i veprave të realizuara brenda një sezoni artistik në 20 vitet e fundit. Po në kuadër të vitit Jubilar 7 artistëve, aktorë dhe regjisorë, iu akorduan medalje të larta nderi nga Presidenti i Republikës. Gjithashtu këtë sezon Teatri Kombëtar për të nxitur krijuesit shqiptarë ka qenë bashkëorganizator i dy konkurse të dramës shqipe
1-në bashkëpunim me MTKRS dhe MPJ Austri Të flasim mbi kufijtë
2-