Mazi Winsdom mbetet nje komedian i madh edhe per shqiptaret
Ndarjen nga jeta te komedianit te famshem anglez Sir Norman Winsdom e ka komentuar edhe ambasadori shqiptar ne Londer Zef Mazi ne nje interviste televizive dhene per BBC-ne.
Pyetjes se si ndodhi qe Winsdom i njohur ndryshe si Pitkini u be kaq i njohur ne Shqiperi ne nje kohe kur vendi ishte nen regjimin komunist ambasadori Mazi theksoi se Winsdom u pelqye shume nga filmat te cilat u transmetuan ne Shqiperi.
Ai u be i famshem dhe popullor sepse ishte nje aktor i madh ishte nje komedian i madh dhe filmat e tij qe u transmetuan ne Shqiperi u pelqyen shume nga audience pasi Pitkini ishte nje profesionit. Loja e tij aktoriale rolet e tij prej nje budallai dhe sensi i tij i madh i humorit e bene ate mjaft te pelqyeshem nga shqiptaret theksoi Mazi.
Ne vijim diplomati shqiptar iu pergjigj edhe pyetjes se si u perqafua dhe si u prit mesazhi i Sir Norman Winsdom ne vendin tone e nderkohe gjate intervistes dhene ne BBC u transmetuan edhe pamje filmike te Pitkinit gjate kohes qe komediani i njohur anglez ka qene ne Shqiperi shume vite me pare pikerisht ne vitin 1995.
Mesazhi i tij u perqafua lehtesisht pasi shqitparet ne pergjithesi jane nje popull me humor nje popull qe e pelqen humorin. Humori anglez ne pergjithesi pelqehej nga te gjithe shqiptaret asokohe. Ne shqiperi atehere ishte regjimi me i ashper komunist ne Europe dhe te pasurit vetem te nje dritareje humori te humorit anglez e beri ate me lehte te pelqyeshem dhe te pranueshem per shqiptaret. Njerezit perpiqeshin ta imitonin dhe te perserisnin batutat e tij shtoi me tej ambasadori Mazi.
Nje nder pyetjet adresuar ambasadorit shqiptar ne Londer gjate intervistes kishte te bente edhe me faktin nese humori shqiptar ka ndryshuar kohet e fundit per te cilen Zef Mazi tha se Shqiperia ne pergjithesi e do humorin dhe humorin mund te gjesh ne ekran ne media te ndryshme ne rruge e ngado.