E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draft i ri per ligjin e trashegimise

Rishikimi

Rishikimi i ligjit Per trashegimine kulturore ka qene nje kerkese e vazhdueshme e diktuar nga puna ne terren per mbrojtjen e monumenteve. Ne rastin konkret drejtori i Agjencise se Shpetimit Arkeologjik shprehet se eshte hartuar nje draft i ri nga strukturat e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve per amendimet e ketij ligji. Jemi duke rishikuar ligjin e trashegimise per sa i perket forcimit te sanksioneve ligjore dhe masave administrative per shkelesit e ligjit. Mendohet qe per ndertimet pa leje per zonat arkeologjike masa e gjobes te arrije ne 500 mije euro nje kufi i vendosur edhe nga vendet fqinje shprehet Olli. Ne fakt forcimi i gjobave eshte vetem nje aspekt i ketij ligji. Ne draftin e ri qe ende po diskutohet brenda ministrise behen percaktime te qarta te rolit te Institutit te Monumenteve te Agjencise se Sherbimit Arkeologjik te Keshillit Kombetar te Arkeologjise dhe strukturave te tjera te varesise per trashegimine. Ne fakt eshte e kuptueshme qe ketyre rishikimeve do ti shkoje per shtat edhe reforma per trashegimine kulturore qe kerkon te zbatohet. Ky draft ne rastin me te mire do tu percillet te gjitha institucioneve pergjegjese per miratim e do te kaloje me pare ne nje diskutim te gjere mes specialisteve te fushes dhe grupet e interesit para se te vihet ne zbatim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›