E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Ser Norman Wisdom Pitkini i komedise britanike

Legjenda e humorit ishte teper i famshem per filmat e tij komike ne vitet 50 -60. Ser Norman kishte pesuar nje seri goditjesh cerebrale gjate gjashte muajve te fundit. Ne nje deklarate te bere nga familja e tij thuhet Normani ka pesuar nje seri goditjesh cerebrale qe kane shkaktuar nje renie totale te shendetit te tij fizik dhe mendor.

Pitkini ndertoi nje karriere ne Broduej dhe si aktor ne televizione duke fituar mbeshtetje te gjere. Ai mori titullin e kaloresit Ser ne vitit 2000 dhe kaloi nje pjese te madhe te viteve te fundit te jetes ne Ishullin e Njeriut. Wisdom la aktrimin ne moshen 90-vjecare pas nje perkeqesimi te shendetit.

Carli Caplin i referohej me epitetin kllouni i preferuar. Caplin pati thene Nese dikush do te me zevendesoje ai do te jete Norman Wisdom. Por ne nje karriere qe shtrihet pergjate shtate dhjetevjecareve Ser Normani i tejkaloi normat a kllounit dhe komicitetit me rolet e tij te shumepelqyera ne 19 filma.

Ai u be nje ikone e kinematografise dhe aksidentalisht nje institucion kombetar ne Shqiperi gjate diktatures se Enver Hoxhes. Filmat e Wisdom te tille si A Stitch In Time dhe Trouble In Store ishin te vetmit filma perendimore te lejuar te shfaqeshin ne vend. Kreu stalinist Hoxha vendosi se filmat e Ser Normanit ku Pitkini me egon e tij merrte me te miren e drejtuesve ishin nje alegori komuniste per luften e klasave ne vend.

Historia e dashurise se vendit me komikun britanik vazhdoi gjate edhe pas renies se regjimit komunist. Ne vitin 1995 Ser Normani vizitoi Shqiperine dhe per habine e tij u mireprit dhe u pershendet kudo nga mijera fansa perfshi edhe kreun e vendit Sali Berisha. Nje vizite e me vonshme koincidoi me nje udhetim te perfaqesueses angleze te futbollit.

Ser Norman shkoi ne stadium ku do te zhvillohej nje ndeshje me perfaqesuesen shqiptare te futbollit dhe zbuloi se ne moshen 86-vjecare ishte shume me popullor se Dejvid Bekam i cili ishte nje yll ne fushen e blerte. Nje shaka e tij e asaj kohe ishte E shikoni jam ende i madh ketu. Askund tjeter por ketu. As qe ia kam idene pse me duan kaq shume duhen te jene pak te cmendur sigurisht.

2010-10-05 1237

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›