Mazzari: Faleminderit Napoli, ika unë

Walter Mazzari është përshëndetur me skuadrën e Napolit. Trajneri i njohur italian e ka konfirmuar largimin e tij në intervistën e parë pas ndeshjes me Romën.
Pas disfatës së pësuar nga Roma, Mazzari konfirmoj se ka vendosur që të lë Napolin.Ka ardhur koha të largohem.
Kalova vite fantastike me Napolin që nuk arriti rekordin e kohës së Maradonas, por ishim shumë afër. Kam raporte shumë të mira me persidentin De Laurentis, me tifozët dhe lojtarët, dhe kjo thjeshtë është një vendim i imi.
Unë falënderoj të gjitha napolitanët për mbështetjen që më kanë dhënë. Nuk e di nëse do të pushoj një vit, sepse ende nuk i kam shqyrtuar ofertat që i kam" deklaroj Mazzari./indeksonline/