Dihet e ardhmja e Allegrit

Masimiliano Allegri e ka të qartë të ardhmen e tij. Pas paralajmërimit të tij se e ardhmja e tij do të dihet pas ndeshjes me Sienën, tani këtë gjë e kanë mësuar edhe tifozët e Milanit.
Allegri do të jetë trajner i skuadrës së tyre edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar Adriano Galliani pas ndeshjes me Sienën.
"Ne kemi arritur objektivin tonë, që ishte vendi i katërt. Allegri e ka bërë këtë gjë me skuadrën. Ai ka edhe një vit kontratë me ne dhe ne jemi të kënaqur për të vazhduar me të" deklaroj Galliani./indeksonline/